Gazeta Celesi - Portali i njoftimeve

PERGJEGJES TURNI

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm

TEK CCBS, NE JEMI TË BINDUR PËR RRITJEN E BIZNESIT TONË, PËR KONTRIBUTIN NË KOMUNITETET LOKALE DHE NË ZHVILLIMIN E BURIMEVE NJERËZORE ME ANË TË AFTËSIVE TË FORTA ORGANIZATIVE DHE ME NJERËZIT E DUHUR NË VËNDIN E DUHUR

Kriteret

• Të ketë mbaruar arsimin e lartë, përbëjnë avantazh Degët Inxhinieri ose Shkenca të Natyrës.• Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në nje rol të ngjashëm, mundësisht në industri prodhimi pijesh.• Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe të jetë i aftë për tu përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve.• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.• Të ketë aftësi në përdorimin e MS excel dhe Outlook.• Të ketë njohuri të gjuhës italiane dhe/ose angleze.

Detyrat dhe Pagesa

• Organizon personelin, monitoron aktivitetet e programuara brenda turnit, si dhe koordinohet me sektorët e mirëmbajtjes dhe cilësisë për të siguruar mbarëvajtjen e proçeseve të prodhimit në përputhje të plotë me proçedurat e aprovuara duke garantuar standartet e higjenës dhe GMP, për të siguruar një vend pune të pastër dhe të sigurtë.• Siguron në çdo kohë zbatimin me rigorozitet të rregullave të Shëndetit dhe Sigurisë në punë dhe Sigurisë mjedisore nga i gjithë personeli nën varësi.• Plotëson dhe dorëzon në kohë të dhënat statistikore të prodhimit, analizon shkaqet dhe mban përgjegjësi për skarcitetet e dala gjatë proçesit.
Pagese konkuruese
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail brenda datës 26 Mars

Kontakte

Tiranë
Dërgo C.V-në tënde!

Botuar më 18/03/2023

)