SHITET DYQAN OSE NJËSI TREGËTARE! Rruga e “Dibrës”, ngjitur me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” 350,000 €
Rruga Dibres • Qsut • Tirane • Albania
€ 350.000
128 m2
Sipërfaqja
1
Banjo
Përshkrimi
SHITET DYQAN OSE NJËSI TREGËTARE! RRUGA E “DIBRËS”, NGJITUR ME QENDRËN SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA” 350,000 €
EKSKLUZIVE!
VENDNDODHJE - Rruga e “Dibrës”, ngjitur me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
HAPËSIRË E BOLLSHME - 128.5m², 5m lartësi, e përshtatshme për çdo lloj biznesi, vendosja është në katin 0, në pozicion gjeografik korner (qoshe).
INFRASTRUKTURË MODERNE DHE PUNIME SHTESË TË BËRA NGA PRONARI - risuvatim i mureve dhe tavanit, instalime elektrike nga e para; sistem ndriçimi dhe kondicionimi; e pajisur me sistem kamerash brenda dhe jashtë dyqanit; energjia elektrike 3 fazor, e ndarë në 2 sahatë elektrikë dhe 2 sahatë për ujin.
PARKING FUNKSIONAL (ekstra) – ngjitur me ashensorin e pallatit, nën dyshemenë e dyqanit janë 2 garazhe ngjitur me njëri-tjetrin, mund të përdoren si magazinë; dhomë frigoriferike; depo faramaceutike etj. Garazhet janë me sipërfaqe 24.5m2 dhe 34.5m2.
Pse të zgjidhni këtë dyqan?
1. Akses i lehtë: afër transportit publik dhe rrugëve kryesore.
2. Mundësi ndarje në mes, duke formuar 2 kate dhe dyfishuar sipërfaqen.
3. Pozicioni shumë i mirë, corner apo në qoshe të pallatit; buzë rruge kalojnë kalimtarët e shumtë, hyjnë e dalin banorët e pallatit dhe të tjerë, nuk lejohet kalimi i makinave, në të dyja anët e dyqanit ka oborr dhe trotuar të madh, mund të vendosen tavolina, çadra, pemë, lule etj.
4. I përshtatshëm për bizneset e modës, teknologjisë dhe shërbimeve si: farmaci, klinikë dentare, laborator, bar kafe, palestër, qendër kursesh, restorant (delivery), etj.
5. Zonë me dendësi popullsie si nga banorët rezidentë, po ashtu edhe punonjësit e institucioneve rreth e rrotull, si dhe nxën ësit dhe mësuesit e gjimnazit “Eqrem Çabej”.
6. Rrugë kryesore, sipas planit të zhvillimit, do të hapet rrugë kryesore buzë dyqanit, e cila do të dalë tek spitali nr 5, si dhe do të ketë akses hyrje dhe dalje tek QSUT “Nënë Tereza”
7. Dokumentacioni, e regjistruar në hiptekë në emër të pronarit, është në proces hipotekimi.
Të dhënat
SIPERFAQE
128 M2
AMBJENTE
1
BANJO
1
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Salla eventesh - Konferenca - Ekspozita - Klinike - Laborator - Lavanteri - Pastrim kimik - Supermarket - Për çdo lloj aktiviteti - Për çdo lloj aktiviteti
Përshkrimi i lagjes
Njësia Administrative 8 është e përfshirë në administrimin e Bashkisë Tiranë. Kjo Njësi ndodhet 110 m mbi nivelin e detit dhe zë një pjesë të kosiderueshme të Tiranës së vjetër. Sipërfaqja e territorit të kësaj njësie është 1.75 km². Popullsia e regjistruar është 41,421 banorë dhe 14,751 familje, ndërsa mosha mesatare është 41 vjeç. Si një nga njësitë që shtrihet në pjesën më të madhe në Tiranën autoktone është e populluar nga fiset më të vjetra të Tiranës të cilët kanë dhënë kontributin e tyre shekullorë në zhvillimin ekonomik e kulturor të Njësisë dhe Tiranës në përgjithësi, ku mund të përmëndim midis të tjerave familjet: Karapici, Tafaj, Sallaku, Alimehmeti, Balluku, Saraçi, Tabaku, Myderizi, Preza, etj. Në territorin e kësaj njësie, mirëkuptimi, bashkëjetesa dhe toleranca fetare tregohet edhe nëpërmjet kulteve fetare të ngritura në këtë Njësi. Mund të përmëndim Kishën Katolike në Rr. ''Ali Pashë Gucia'', Xhaminë e Bërxollit, Xhaminë e Zajmit, Istitucionin e vetëm teologjik Medresja “Haxhi Mahmut Dashi” e para në Shqipëri. Në Njësinë Administrative Nr. 8 ndodhen dy nga qëndrat tregtare më të mëdha në Tiranë: Tregu i madh ushqimor dhe fruta-perime në Ish Uzinën” Dinamo” & Qëndra industriale në bllokun e magazinave të ish N.T.I. Territori i kësaj njësie përshkrohet nga 26 rrugë me një gjatësi prej 12,130 m. Rrugë të kategorisë së parë janë 9 ndërsa 17 te tjera janë të kategorisë së dytë. Në territorin e Njësisë Administrative 8 mbizotëron një rrjet i dendur me dyqane, resorante, hotele ku janë të punësuar qindra qytetarë, kryesisht gra dhe vajza. Në Rr. ''Siri Kodra'' në rrugën e quajtur ish blloku i magazinave në një sipërfaqe prej 82,500 m² është përqëndruar një numër i madh firmash prodhuese dhe tregetare, duke e kthyer këtë zonë në një nga qëndrat më të mëdha industriale dhe tregëtare të qytetit të Tiranës.
Ku të kalosh kohën e lirë: 55 Bar-kafe, 69 Restorante, 73 Sallone Bukurie, 2 Parqe lodrash
Ku të bësh Pazar: 34 Markete & Supermarkete, 16 Furrë bukë, 150 Veshje & Aksesorë, 6 Banka, 3 Zyra postare
Po transporti: 1 Linjë Urbane, 9 Vendqëndrime Taxi, 17 Parkingje, 8 Karburante
Arsimi: 10 Kopshte, 2 Çerdhe, 6 Shkolla 9 vjeçare, 2 Shkolla të mesme, 4 Shkolla profesionale, 1 Universitet, 26 Qendra kursesh
Shëndetësia: 1 Qendër shëndetësore, 1 Spital, 24 Klinika dentare, 73 Farmaci
Zbulo sa vlen shtëpia dhe prona jote në Tiranë? Kliko këtu dhe merr falas një vlerësim të shpejtë dhe të besueshëm!
Zbulo çmimet mesatare të zonës
Llogarit këstin
Llogarit këstin e kredisë dhe mos hezito të kontaktosh për më shumë informacion.
Sigurime
Gjej kompanitë më të mira të sigurimeve, mos hezito të na kontaktosh për më shumë informacion.
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Hapësirë-strukturë biznesi
Publikuar më 07/07/2025