Njoftime pune - Account Manager – ÇELËSI GROUP
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
DESCRIPTION
NJOFTIME PUNE - ACCOUNT MANAGER – ÇELËSI GROUP
Çelësi Group për nevojat e tij kërkon të punësoje Account Manager. Qëllimi i këtij pozicioni është realizimi i planit të shitjeve për shërbimet në menaxhim, përmes mirëmbajtes së marrëdhënieve me klientët ekzistues, duke synuar vazhdimin e bashkëpunimit me to, si edhe rritjen e nivelit të këtij bashkëpunimi.
Detyrat:
Ndërtimi i një komunikim të vazhdueshëm me klientët për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të siguruar që ata janë të kënaqur me produktet dhe shërbimet që ofrohen.
Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të reja për rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e portofolit të klientëve.
Ofrimi i kontributit të tij/saj në procesin e zhvillimit të strategjive të marketingut dhe shitjeve për të arritur objektivat e caktuara.
Përgatitja dhe prezantimi i ofertave dhe propozimeve për klientët ekzistues dhe të mundshëm.
Menaxhimi i kontratave me klientët duke siguruar që të gjitha detajet janë të saktë dhe të përmbushura sipas kushteve të rënë dakord.
Raportimi periodik i rezultateve të punës.
Edukimi:
Preferohet të ketë përfunduar studimet universitare në degë si: Administrim-Biznes ose Marketing
Minimalisht 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme.
Njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit
Të njohë mirë tregun.
Të zotëroje aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për informimin dhe shitjet online.
Njohuri shumë të mira të gjuhës anglisht janë një plus.
Të zotërojë patentë kategoria B
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al ose në Whatsapp në numrin +355 68 2057072.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
LEVEL
Menaxhere
PROFILES
Administrim-menaxhim
COMPANY DETAILS
COMPANY NAME
Celesi
Contact a professional
We have a large number of professionals who will help you find the best solution you are looking for. Start searching through our ads.
Companies in Yellopages
Find the best companies in Yellopages, do not hesitate to contact them for more information.
Extra Card
It's a customer card that can be used in all the shops, venues, bars, and restaurants near you... and even beyond! You can buy what you want, where you want, and when you want, accumulating points that will serve as bonuses for future purchases and services you make.
Offers of the week
Explore the offers of the week, find the best price for your product. Our professionals will help you find the best solution for you.
Ask for a quote
Request a detailed quote for your product.
Here are some tips for you
To make your communication as effective and successful as possible, follow some important tips that will help you in this process.
Key is the perfect solution for you, whether you are a citizen or a business
Administrim-menaxhim
Published on 14/06/2025
Contact the advertiser