Pergjegjes i Mirembajtes per impiantet ndihmese - Coca-Cola
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
PERGJEGJES I MIREMBAJTES PER IMPIANTET NDIHMESE - COCA-COLA
Qëllimi i punës:
Përgjegjës për programimin, kordinimin dhe kryerjen e aktiviteteve te mirembajtjes parandaluese dhe asaj te menjehereshme ne menyre qe te sigurohet permiresimi i funksionimit te linjave te prodhimit dhe impianteve ndihmese, me fokus kryesor në impiantet ndihmëse. Mbikëqyre personelin e mirembajtjes gjate punes per te siguruar respektimin e rregullave te sigurimit teknik.
Roli dhe përgjegjësitë:
• Programon, në përputhje me Zyrën teknike dhe të prodhimit, ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme dhe të jashtëzakonshme të kryera nga grupet e brendshme dhe të jashtme, duke përcaktuar prioritetet e ndërhyrjes per impantet ndihmese si kaldaia , gjeneratore , sistemet e kondicionimit , sistemet ftohese kompresore , sistemi i mbrojtjes nga zjarri , Depurator etj
• Menaxhon dhe koordinon nënkontraktorët gjate aktivitetit te tyre
• Kontrollon efikasitetin e impianteve ndihmese, duke analizuar difektet dhe axhornon programin e mirëmbajtjes.
• Propozon blerjet e të pjesëve të këmbimit, si dhe mbikeqyr menaxhimin e inventarit përkatës.
• Zbatimi i procedurave që synojnë arritjen e përmirësimit të vazhdueshëm, siguri maksimale dhe optimizimin e burimeve (kohe dhe persona).
• Siguron funksionimin e duhur të punës ekipore duke inkurajuar pjesëmarrjen e punonjësve të saj për të arritur objektivat e vendosura.
• Kontrollon dhe aprovon raportin e nderhyrjeve te kryera nga stafi si dhe përpunon raportet periodike të monitorimit të mirëmbajtjes.
• Vlereson performancen e impianteve dhe propozon aksione permiresuese o investime
• Ndihmon ne përgatitjen e vlerësimit të rrezikut ( Identifikimi i rreziqeve, vlerësimi i riskut dhe marrja e masave për parandalimin e tyre në bashkëpunim me menaxherët e funksioneve)
• Të punojë me Menaxherin e Shendetit dhe Sigurise ne Pune që të marrë masat e nevojshme për të parandaluar zjarret dhe evakuimin e vendeve të punës, si dhe për cdo rrezik tjeter serioz dhe të menjëhershëm.
• Siguron regjistrimin me saktesi te dokumentazionit ne perputhje me procedurat ne fuqi
Aftësitë dhe kualifikimet:
• Diploma e Shkolles se Larte ne Inxhinieri Elektrike /elektronike, Mekanike/Mekatronike.
• Eksperience ne menaxhimin e prodhimit, mirembajtjes dhe sigurise teknike te personelit ose me shume vite pune.
• Njohuri të fortë dhe të kuptuarit e sigurisë procesit, sigurinë elektrike dhe GMP.
• Aftësi të shkëlqyera, njohuri dhe përvojë në kryerjen e mirëmbajtjes parandaluese.
• Njohja e mirëmbajtjes, të kuptojnë skemat, vizatime Auto CAD dhe objekteve të blerjes.
• Njohja dhe përdorimi i Microsoft Office.
• Njohja dhe përdorimi i aplikacioneve software teknike.
• Aftësitë per identifikimin e difekteve te pajisje të mirëmbajtjes.
• Aftesi shume te mira komunikimi.
• Aftesi te larta operacionale.
• Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe / ose angleze.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al brenda datës 25 Korrik 2025.
NIVELI
Profesioniste/Teknike
PROFILI
Instalim-riparim-mirembajtje
PËRVOJA
2-3
PROCEDURAT DHE AFATET E APLIKIMIT
25 korrik
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Cca-Cola
PERSHKRIMI I KOMPANISE
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur
Kontakto një profesionist
Një staf i dedikuar profesionistësh do t'ju ndihmojnë të gjeni zgjidhjen më të mirë që po kërkoni. Filloni të kërkoni nëpërmjet njoftimeve tona.
Bizneset e regjistruara në Yellowpages
Gjej kompanitë më të mira në Yellowpages, mos hezito të na kontaktosh për më shumë informacion.
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Instalim-riparim-mirembajtje
Publikuar më 21/07/2025
Kontakto njoftuesin