logo

Doni të mbaroni punë?

//Specialisti i Prodhimit Lean- Coca-Cola
Tracking pixel for ad 1366717
no image

NJOFTIM PREMIUM

Specialisti i Prodhimit Lean- Coca-Cola

Tirane • Tirane • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

SPECIALISTI I PRODHIMIT LEAN- COCA-COLA

Specialisti i Prodhimit Lean është përgjegjës për monitorimin dhe analizimin e të gjithë zinxhirit të krijimit të vlerës (procesit, kohës) për të identifikuar se cilat hapa çojnë në një rritje efektive të vlerës dhe cilët e lënë atë të pandryshuar ose e ulin atë.


Roli dhe përgjegjësitë:

• Verifikimi i tejkalimeve të aktiviteteve: kryerja e aktiviteteve që nuk prodhojnë vlerë.
• Verifikimi i lëvizjeve: lëvizja për të arritur materialet larg pikës së përdorimit.
• Verifikimi i defekteve: prodhimi i produkteve NC (jo në përputhje) ose ripunimi i produkteve.
• Verifikimi i stokut: blerja ose prodhimi i materialeve që tejkalojnë kërkesat e procesit pasardhës.
• Verifikimi i prodhimit të tepërt: prodhimi i më shumë se sa kërkohet nga klienti ose procesi pasardhës.
• Verifikimi i kohës së pritjes: kalimi i kohës në mënyrë jo-produktive, mungesa e organizimit, programi i mirëmbajtjes.
• Verifikimi i transportit: lëvizja e materialit pa nevojë për të krijuar vlerë.
• Verifikimi i OEE (Efikasitetit të Pajisjeve).
• Menaxhim vizual i vazhdueshëm dhe efikas i dokumentacionit që lidhet me aktivitetet e mësipërme.

Aftësitë dhe kualifikimet:

• Diplomë Universitare në Shkenca Ekonomike.
• Minimumi 3 vite përvojë në prodhim, mundësisht në fushën e industrisë.
• Shumë i/e organizuar, me aftësi për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet.
• Të jetë proaktiv/e.
• Durim dhe diplomaci, pasi profesioni kërkon një qasje bashkëpunuese.
• Aftësi për të kuptuar dhe analizuar informacion kompleks dhe për ta paraqitur atë në mënyrë të thjeshtë dhe të saktë.
• Aftësi të shkëlqyera të komunikimit të shkruar dhe të folur për të shpjeguar qartë problemet dhe për të ofruar propozime për zgjidhjen e tyre.
• Aftësi negocimi për të bindur drejtuesit e sektorit që të zbatojnë programe të reja, të zbatojnë veprime korrigjuese dhe të ruajnë standardet për të garantuar efikasitetin në organizatë.
• Përdor programet e Microsoft Office, përfshirë aftësi të shkëlqyera në Excel.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
• Përdor programe Microsoft Office, duke përfshirë aftësi shumë të mira në Excel.
• Njohuri të mira të gjuhëve angleze dhe/ose italisht.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al brenda datës 25 Korrik 2025.

NIVELI

Specialiste te larte

PROFILI

Administrim-menaxhim

ARSIMI

I larte

PËRVOJA

3 vite

PROCEDURAT DHE AFATET E APLIKIMIT

25 Korrik

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

Coca - Cola

PERSHKRIMI I KOMPANISE

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

Kontakto një profesionist

Një staf i dedikuar profesionistësh do t'ju ndihmojnë të gjeni zgjidhjen më të mirë që po kërkoni. Filloni të kërkoni nëpërmjet njoftimeve tona.

Bizneset e regjistruara në Yellowpages

Gjej kompanitë më të mira në Yellowpages, mos hezito të na kontaktosh për më shumë informacion.

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Administrim-menaxhim

Publikuar më 21/07/2025

Kontakto njoftuesin

Specialisti i Prodhimit Lean- Coca-Cola

Pa specifikuar