Menaxher Marketingu
Tirane • Tirane • Albania
1019
DESCRIZIONE
MENAXHER MARKETINGU
Tirana Cash and Carry kërkon një Menaxher Marketingu të motivuar dhe me përvojë për të zhvilluar dhe zbatuar strategji marketingu që rrisin prezencën e kompanisë në tregun B2B dhe forcojnë marrëdhëniet me bizneset partnere. Ky rol ka një rëndësi kyçe në planifikimin, koordinimin dhe ekzekutimin e aktiviteteve promovuese dhe komunikimit, me qëllim rritjen e shitjeve dhe forcimin e markës.
Detyrat
Hartimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut të fokusuara në klientët B2B, në përputhje me objektivat e kompanisë.
Krijimi dhe menaxhimi i fushatave promovuese për bizneset partnere (markete, restorante, hotele, etj.).
Menaxhimi i komunikimit me klientët ekzistues dhe potencialë përmes kanaleve të ndryshme (email marketing, social media, evente, etj.).
Analizimi i tregut, ndjekja e trendeve dhe konkurencës për të identifikuar mundësi të reja rritjeje.
Zhvillimi i materialeve promovuese (broshura, katalogë, fletëpalosje, përmbajtje dixhitale) për produkte dhe oferta.
Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve për të krijuar fushata të përbashkëta që shtyjnë performancën komerciale.
Organizimi i eventeve promovuese, ekspozitave dhe prezantimeve për klientët B2B.
Raportimi periodik mbi performancën e fushatave dhe aktivitetit të marketingut.
Kualifikimet
Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme.
Minimumi 10 vite eksperiencë në marketing ku min 5 vite pozicione drejuese, preferohet në sektorin B2B dhe/ose FMCG (produkte të konsumit të shpejtë).
Njohuri të mira të strategjive dhe mjeteve të marketingut modern (përfshirë dixhitalin).
Aftësi shumë të mira analitike dhe planifikimi.
Aftesi shume te mira te ndërtimit të strategjisë së marketimit ne rrjetet sociale për B2B.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi projektesh.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane (shkrim dhe të folur).
Njohuri të programeve MS Office; përvoja me mjete CRM dhe marketing automation përbën avantazh.
Shënime
Ambient pune profesional dhe dinamik
Mundësi për zhvillim të mëtejshëm profesional
Pagesë konkurruese në përputhje me eksperiencën
Sigurim privat shendetsor.
Te interesuarit të dërgojnë CV dhe letër interesi ne adresen e emailit hr@tcc.al ose te tel ne 0694065550 brenda datës 10. 06.2025
LIVELLO
Menaxhere
PROFILI
Shitje-blerje-marketing
CRITERI
Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme. Minimumi 10 vite eksperiencë në marketing ku min 5 vite pozicione drejuese, preferohet në sektorin B2B dhe/ose FMCG (produkte të konsumit të shpejtë). Njohuri të mira të strategjive dhe mjeteve të marketingut modern (përfshirë dixhitalin). Aftësi shumë të mira analitike dhe planifikimi. Aftesi shume te mira te ndërtimit të strategjisë së marketimit ne rrjetet sociale për B2B. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi projektesh. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane (shkrim dhe të folur). Njohuri të programeve MS Office; përvoja me mjete CRM dhe marketing automation përbën avantazh.
ISTRUZIONE
I larte
ESPERIENZA
3-10 vite
DETTAGLI DELL'AZIENDA
NOME DELL'AZIENDA
Tirana Cash and Carry
Contatta un professionista
Abbiamo un gran numero di professionisti che ti aiuteranno a trovare la migliore soluzione che stai cercando. Inizia a cercare tra i nostri annunci.
Aziende in Yellopages
Trova le migliori aziende in Yellopages, non esitare a contattarle per maggiori informazioni.
Extra Card
È una carta cliente che può essere utilizzata in tutti i negozi, locali, bar e ristoranti vicino a te... e anche oltre! Puoi acquistare ciò che desideri, dove vuoi e quando vuoi, accumulando punti che fungeranno da bonus per futuri acquisti e servizi che effettuerai.
Offerte della settimana
Esplora le offerte della settimana, trova il miglior prezzo per il tuo prodotto. I nostri professionisti ti aiuteranno a trovare la migliore soluzione per te.
Chiedi preventivo
Richiedi un preventivo dettagliato per il tuo prodotto.
Ecco qualche consiglio per te
Affinché la tua comunicazione sia il più efficace e di successo possibile, segui alcuni consigli importanti che ti aiuteranno in questo processo.
Chiave è la soluzione perfetta per te, che tu sia un cittadino o un'azienda
EXPIRED