Shitet, Vilë Luksoze , Liqeni i Thatë .
Liqeni I Thate • Liqeni I Thate • Tirane • Albania
€ 1.700.000
505 m2
Sipërfaqja
5
Banjo
2
Kati
4
Ambjente
Përshkrimi
SHITET, VILË LUKSOZE , LIQENI I THATË .
Një rezidencë e rrallë, e konceptuar për të ofruar elegancë, komoditet dhe privatësi, e pozicionuar në një nga rezidencat më prestigjioze të zonës së Liqenit të Thatë.
Kjo vilë përfaqëson një standard të lartë jetese, ku arkitektura bashkëkohore, materialet cilësore, mobilimi luksoz dhe teknologjia Smart Home janë harmonizuar në çdo detaj.
Sipërfaqe parcele: 406 m²
Sipërfaqe totale e objektit: 336 m²
Sipërfaqe e gjelbëruar: 48 m²
Vila është e mobiluar me linjën premium Zebrano, e pranishme në elementë të ndryshëm të interierit, përfshirë kolltuqet, dhomat e gjumit, kuzhinën, abazhurët dhe detaje të tjera dekorative. Çdo element është përzgjedhur me kujdes për të krijuar një atmosferë elegante dhe koherente.
ORGANIZIMI I VILËS
Kati -1 | 91.53 m²
Një hapësirë e dedikuar funksionalitetit dhe komoditetit, e organizuar në:
- Garazh i mbyllur per 2 makina;
- Lavanderi e pajisur me aparatura të nivelit të lartë për pastrim kimik
- Dhomë gjumi dhe tualet për personelin e shërbimit
Kati 0
Hapësira kryesore e jetesës, e konceptuar open-space:
- Sallon ndenjeje
- Kuzhinë e integruar me linjat e kuzhines Asko dhe Smeg
- Tualet dite
Kati 1
Zona e pushimit për familjen dhe miqtë:
- Dy dhoma gjumi (1 Dhomë miqsh dhe 1 Dhomë fëmijësh)
- Dy tualete
Kati 2
Një suitë private e dedikuar dhomës matrimoniale:
- Dhomë matrimoniale
- Garderobë e gjerë
- Tualet privat
Një nga veçoritë më të bukura të vilës është se çdo kat ka dalje direkte në hapësirat e gjelbëruara dhe verandat, duke krijuar një lidhje të vazhdueshme mes ambienteve të brendshme dhe të jashtme.
TEKNOLOGJI SMART & KOMODITET
Vila është konceptuar për një stil jetese modern dhe praktik, ku sistemet kryesore kontrollohen në mënyrë Smart:
- Ndriçimi
- Ngrohja
- Sistemi i vaditjes
- Menaxhimi i ambienteve dhe funksioneve të ndryshme të banesës
Në verandë ndodhet një gazebo elegante, e pajisur me furrë profesionale Josper, duke krijuar një ambient ideal për organizimin e darkave dhe momenteve të veçanta në natyrë.
Dhomat janë të bollshme, me lartësi të konsiderueshme dhe me përmasa të komfortshme, ndërsa tualetet dhe të gjitha detajet e përfundimit janë realizuar me materiale dhe pajisje të një niveli të lartë cilësie.
Kjo nuk është thjesht një vilë, por një rezidencë e kompletuar, ku çdo detaj është menduar për të ofruar një eksperiencë jetese premium — nga mobilimi dhe materialet, te teknologjia, hapësirat e gjelbra dhe ambientet e dedikuara për të shijuar kohën me familjen.
Një pronë ekskluzive për ata që kërkojnë standard, privatësi dhe një adresë prestigjioze në Tiranë.
Per vizita ne prone dhe me shume informacione na kontaktoni!
ID e prones:
DB75870
Të dhënat
SIPERFAQE
505 M2
KATI
2
TOTALI I KATEVE
2
DHOME GJUMI
4
DHOME NDENJE
1
KUZHINE
1
BANJO
5
MOBILIMI
E mobiluar
PARKIM NE GARAZH
1
PARKIM I JASHTEM
1
VITI I NDERTIMIT
2020+
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne kompleks rezidencial - Zone qendrore - Shtepi luksi
Detaje te tjera: Garazh - Kopesht - Ballkon
Karakteristika te tjera: Oborr i perbashket
Sistem kondicionimi: Autonom
Vetrata te jashtme: Xham - PVC
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Vilë
Publikuar më 29/10/2026


