VILË MODERNE NË FOREST RESIDENCE – LIQENI I THATË
Liqeni I Thate • Forest Residence • Tirane • Albania
€ 4.000
400 m2
Sipërfaqja
5
Banjo
4
Ambjente
Përshkrimi
VILË MODERNE NË FOREST RESIDENCE – LIQENI I THATË
VILË MODERNE ME QIRA NË FOREST RESIDENCE LIQENI I THATË, TIRANË
Disponojmë për qira një vilë të re, të sapoinvestuar dhe të arreduar me cilësi shumë të lartë, e pozicionuar në një nga rezidencat më të kërkuara Forest Residence, në zonën elitare të Liqenit të Thatë.
Kjo vilë e bashkëngjitur, me 3 kate mbi tokë dhe një strukturë tërësisht të dedikuar për komoditet dhe funksionalitet, ofron një standard jetese të lartë, ideale për familje që kërkojnë privatësi, siguri dhe afërsi me natyrën, pa u shkëputur nga qyteti.
⸻
Informacion mbi Pronën:
Tipologjia: Vilë e bashkëngjitur (4 kate)
Statusi: Ndërtim i ri, viti 2024
Sipërfaqe banimi: 336 m²
Sipërfaqe verande: 44 m²
Sipërfaqe e jashtme (oborr privat): 400 m²
⸻
Organizimi i Vilës:
▪︎ Kati -1:
Garazh i mbyllur për 4 automjete
Dhomë teknike
▪︎ Kati 0:
Ambient ndenjeje i bollshëm
Kuzhinë inkaso me ishull qendror dhe dritare
1 tualet
▪︎ Kati 1:
2 dhoma gjumi me tualete en-suite
Garderobë e dedikuar
Dhomë lavanderie
▪︎ Kati 2:
2 dhoma gjumi me tualete en-suite
Garderobë e veçantë për çdo dhomë
⸻
Karakteristika Teknike & Cilësi Ndërtimi:
Investim i ri premium
Arkitekturë bashkëkohore e ideuar nga arkitektë profesionistë
Elektroshtëpiake të nivelit të lartë (inkaso), përfshirë lavastovilje dhe tharëse
Kuzhinë inkaso me linjë moderne
Tualete inkaso (extra nga firma)
Parket cilësor AC5 1.4 mm
Tavane gipsi me ndriçim LED të integruar
Vetrata termo-akustike (extra nga firma)
Grila elektrike për siguri dhe rehati
Sistem kondicionimi qendror Mitsubishi Chiller A+++
Sistem kamerash sigurie në hyrje
Ndriçim natyral optimal falë orientimit lindje-jug-perëndim
⸻
Avantazhe Lokacioni:
Rezidencë elitare dhe e rrethuar me akses të kontrolluar
Siguri 24/7 dhe ambient i qetë
Afërsi me Liqenin Artificial dhe zonat rekreative
Distancë e shkurtër me Tiranën e Re dhe Unazën e Madhe
⸻
📌 Çmimi i qirasë është NETO.
Për më shumë informacion, apo për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutem na kontaktoni!
Të dhënat
SIPERFAQE
400 M2
GJENDJA
E re
DHOME GJUMI
4
DHOME NDENJE
1
KUZHINE
1
BANJO
5
MOBILIMI
E mobiluar
PARKIM NE GARAZH
4
VITI I NDERTIMIT
2020+
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Zone qendrore
Detaje te tjera: Ballkon - Garazh
Sistem kondicionimi: I ngrohte - i ftohte
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Vilë
Publikuar më 01/12/2025



