logo
Tracking pixel for ad 1806877
no image

Tirana Boulevard, Shesim Apartament 1+1 224,000 €

Stacioni I Trenit • Bulevardi I Ri • Tirane • Albania

€ 224.000

90 m2

Sipërfaqja

1

Banjo

1

Ambjente

Përshkrimi

TIRANA BOULEVARD, SHESIM APARTAMENT 1+1 224,000 €

Frymëzuar nga tradita, krijuar për të ardhmen!

ID e Pronës: TERRA143104

Ofrohet për shitje apartament 1+1 me sipërfaqe 89.7 m², i pozicionuar në katin e 18-të të rezidencës moderne Tirana Boulevard. Apartamenti organizohet në sallon me ambient gatimi, një dhomë gjumi, tualet dhe hapësira të mirëshfrytëzuara. Orientimi veri-perëndim siguron ndriçim natyral dhe pamje të hapur të qytetit. Një mundësi ideale për banim ose investim, në një nga zonat më të kërkuara dhe me zhvillim të shpejtë të Tiranës.

Koncepti i Tirana boulevard vendos një vizion të ri për qytetin, ku ndërthurja e teknologjisë më të fundit të ndërtimit dhe dizajnit inovativ krijon një mjedis të mrekullueshëm për banim, banesa dhe biznes. Duke integruar elementë të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës moderne, ky projekt sjell një ekuilibër të përsosur mes të shkuarës dhe së ardhmes.
Projekti pozicionohet pranë Stacionit të Trenit dhe shtrihet përgjatë Bulevardit Tirana e Re, duke ofruar hapësira banimi të dizajnuara me kujdes për banorët dhe penthouse luksoze për ata që kërkojnë një përvojë unike jetese.

Strategjia dhe vizioni i projektit të Bulevardit të Tiranës përshkruan një përpjekje të përbashkët për të transformuar peizazhin urban të Tiranës.
Vizioni ynë është të bëhemi një pikë referimi për cilësinë dhe shkëlqimin në arkitekturë dhe jetesë urbane, duke ofruar gjithashtu mundësi ekskluzive për penthouse dhe hapësira komerciale.

Vendndodhja
Tirana boulevard është i pozicionuar buzë zgjatimit të Bulevardit Zogu I (Ish Stacioni i Trenit), duke e bërë atë një pikë vendimtare për zhvillimin e zonës. Ky projekt është pjesë e transformimit të plotë të qendrës së Tiranës, me një pozicion strategjik që ofron lidhje të shpejta me Bulevardin e Ri dhe rrugë të tjera të rëndësishme si rruga Siri Kodra.

Parkim & Transport
4 kate parking nentoke
Trotuar për këmbësorë
Qasje direkte në stacionet e transportit urban
Qasje direkte në korsitë e biçikletave
Objektet e njësisë
Magazina/Hapësira e Magazinimit
Hyrje të Dedikuara për Zyra dhe Njësi Banimi
Lobi 24-orësh i sigurisë dhe mirëmbajtjes
Ballkone dhe Veranda
14 Ashensorë me shpejtësi të lartë: 6 të dedikuar për zyra, 8 për apartamente
Përfitimet Familjare
Orbital Park për një kohë cilësore familjare
Afërsia me institucionet arsimore për fëmijë
Afërsia me spitalet dhe institucionet shtetërore
Palestra dedikuar banorëve
Tarracë e gjelbër
Dyqane te ndryshme per nevojat tuaja

Të dhënat

SIPERFAQE

90 M2

KATI

18

ASHENSOR

Po

DHOME GJUMI

1

DHOME NDENJE

1

KUZHINE

1

BANJO

1

MOBILIMI

E pamobiluar

Karakteristikat

Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne kompleks rezidencial

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Apartament

Publikuar më 17/06/2026

Kontakto njoftuesin