SHITET APARTAMENT 2+1 TEK ZOGU I ZI
Zogu I Zi • Zogu I Zi • Tirane • Albania
€ 310.000
115 m2
Sipërfaqja
2
Banjo
2
Ambjente
Përshkrimi
SHITET APARTAMENT 2+1 TEK ZOGU I ZI
Ofrohet për shitje apartament luksoz i mobiluar, i pabanuar më parë, i pozicionuar në katin e 8-të dhe të fundit të një pallati cilësor, në zonën shumë të kërkuar të Tiranës, Rrethrrotullimi i Zogut të Zi, me pamje të lirë nga Mali i Dajtit.Prona ka një sipërfaqe bruto prej 116 m² dhe sipërfaqe neto 109 m², me orientim JugLindje, që garanton ndriçim natyral optimal dhe ngrohtësi gjatë gjithë ditës.
Apartamenti është i sapo rinovuar, me investime të reja, cilësore dhe gjithëpërfshirëse, dhe ofrohet në gjendje perfekte, gati për banim:
Tarracë e izoluar profesionalisht
Fasadë me termoizolim
Sistem hidraulik i ri
Mobilim bashkëkohor dhe cilësor, i zgjedhur me kujdes për komfort dhe estetikë
Organizimi i brendshëm i apartamentit ofron hapësira funksionale dhe komode:
1 korridor shpërndarës
1 sallon ndenje me një kënd gatimi dhe ngrënieje
2 dhoma gjumi
2 tualete
1 ballkon me pamje të hapur
Të gjitha punimet janë të sapo përfunduara duke garantuar siguri maksimale dhe standard të lartë jetese.
Pozicioni strategjik ofron akses të shpejtë në akset kryesore të qytetit, transport publik, institucione, shërbime dhe të gjitha facilitetet e nevojshme për një stil jetese modern dhe komod. Disponon dokumentacion te rregullt hipotekor.
📞 Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, më kontaktoni
Të dhënat
SIPERFAQE
115 M2
ASHENSOR
Po
DHOME GJUMI
2
BANJO
2
MOBILIMI
E mobiluar
VITI I NDERTIMIT
2020+
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Zone qendrore
Detaje te tjera: Ballkon
Sistem kondicionimi: Qendror
Vetrata te jashtme: Dopio Xham - Metal
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 21/01/2026


