JEPET ME QIRA APARTAMENT 3+1 – FUSHA E AVIACIONIT | I RI, I PABANUAR MË PARË + PARKIM
Fusha Aviacionit • Ish Fusha Aviacionit • Tirane • Albania
€ 1.500
143 m2
Sipërfaqja
2
Banjo
3
Ambjente
Përshkrimi
JEPET ME QIRA APARTAMENT 3+1 – FUSHA E AVIACIONIT | I RI, I PABANUAR MË PARË + PARKIM
Në një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë, te Fusha e Aviacionit, ofrohet me qira një apartament 3+1, totalisht i ri dhe i sapopërfunduar, i cili nuk është banuar më parë.
Apartamenti është mobiluar së fundmi me shumë kujdes, duke përdorur materiale cilësore, mobilim modern dhe elektroshtëpiake të standardit të lartë, duke ofruar komoditet dhe funksionalitet maksimal për jetesën e përditshme.
Organizimi i apartamentit përfshin:
3 dhoma gjumi, të përshtatshme për një familje;
2 tualete, të dyja të pajisura me dritare dhe ajrosje natyrale;
sallon pritjeje të bollshëm, të organizuar së bashku me ambientin modern të gatimit dhe ngrënies;
ambiente me ndriçim të bollshëm natyral dhe ajrosje shumë të mirë, të cilat krijojnë një atmosferë të këndshme dhe komode gjatë gjithë ditës.
Apartamenti ndodhet në katin e 6-të të banimit dhe ofron një kombinim shumë të mirë mes hapësirës, cilësisë së mobilimit dhe komoditetit.
Një tjetër avantazh i rëndësishëm është posti privat i parkimit në katin -2, i cili përfshihet së bashku me apartamentin – një element shumë i vlefshëm për këtë zonë.
Prona është zgjedhje ideale për një familje që kërkon një apartament të ri, modern, të pabanuar më parë dhe me standard të lartë jetese, në një zonë të konsoliduar dhe shumë të kërkuar të Tiranës.
Pikat kryesore të pronës: apartament i ri • i pabanuar më parë • mobilim i ri dhe cilësor • 3 dhoma gjumi • 2 tualete me dritare • ambiente të bollshme • ndriçim dhe ajrosje natyrale • elektroshtëpiake cilësore • post parkimi i përfshirë.
Preferohen kliente te huaj, dhe kliente pa kafshe.
Të dhënat
SIPERFAQE
143 M2
KATI
6
DHOME GJUMI
3
DHOME NDENJE
1
KUZHINE
1
BANJO
2
MOBILIMI
E pamobiluar
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Zone qendrore
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 08/10/2026


