HOTEL ME QERA NE CENTRALE, VLORE
Qender • Centrale • Vlore • Albania
ALL 36.000
600 m2
Sipërfaqja
Përshkrimi
HOTEL ME QERA NE CENTRALE, VLORE
Jepet me qira një hotel modern dhe plot stil, i ndërtuar vetëm dy vitet e fundit. I pozicionuar në një zonë qendrore dhe shumë të frekuentuar, ky objekt ofron komoditet, funksionalitet dhe potencial të lartë fitimi gjatë gjithë vitit.
Hoteli është i organizuar në tre kate dhe përfshin dhjetë dhoma të përfunduara me kujdes, si dhe dy dhoma të pambaruara që mund të përshtaten sipas nevojës. Cdo kat ka 4 dhoma, te pajisura me tualete private. Hapësirat janë të ndriçuara mirë, me dizajn bashkëkohor dhe detaje që krijojnë ndjesinë e ngrohtësisë, komoditet dhe mikpritjes.
Objekti disponon parkim të dedikuar për klientët, një hapësirë të jashtme të këndshme për ngrënie apo relaks, si dhe një lulishte të kuruar që i jep ambientit ndjesi qetësie dhe mikpritjeje. Ngrohja e ujit sigurohet përmes paneleve diellore, duke ulur kostot dhe rritur efiçencën energjetike. si dhe miqësore me mjedisin.
Në pjesën e pasme ndodhet një ambient i veçantë për personelin, që garanton organizim dhe privatësi në punë. Gjithashtu ndodhet lavanteria, e pajisur dhe e organizuar për nevojat e përditshme të hotelit.
Hoteli eshte funksional prej 3 vitesh, si dhe ka aktivitet gjatë gjithë vitit. Përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për këdo që dëshiron të menaxhojë një biznes mikpritjeje gati për funksionim.
✅ Cmimi: 36.000 Euro/Vit
✅ Siperfaqe: 600m2
Kontakti: NEXT REAL ESTATE - 0685679770
Të dhënat
SIPERFAQE
600 M2
KATI
Kati perdhe
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Hotel - Motel - Hostel
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
EXPIRED



