AMBIENT MULTIFUNKSIONAL ME QIRA – KOMPLEKSI MANGALEM, ALI DEM
Ali Demi • Ali Demi • Tirane • Albania
€ 2.000
201 m2
Sipërfaqja
Përshkrimi
AMBIENT MULTIFUNKSIONAL ME QIRA – KOMPLEKSI MANGALEM, ALI DEM
Ofrohet me qira ambient multifunksional me sipërfaqe 201 m², i pozicionuar në katin 0 të Kompleksit Mangalem, në zonën e Ali Demit, Tiranë.
Organizimi aktual përfshin një hapësirë kryesisht të hapur dhe disa ndarje të vogla, me mundësi rikonfigurimi në open space të plotë, sipas kërkesave të aktivitetit. Ambienti karakterizohet nga ndriçimi natyral, arredimi bashkëkohor dhe një organizim funksional.
Konfigurimi fleksibël e bën të përshtatshëm për zyra, njësi tregtare, studio profesionale dhe aktivitete të ndryshme shërbimi.
Prona disponon 2 poste parkimi.
Ambienti ofrohet i mobiluar, pa përfshirë karriget dhe kompjuterët.
Vlera e qirasë: 2.000 euro/muaj bruto.
Për informacion të mëtejshëm ose për të planifikuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Të dhënat
SIPERFAQE
201 M2
KATI
Kati perdhe
MOBILIMI
E mobiluar
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Zyrë
Publikuar më 29/10/2026


