logo
Tracking pixel for ad 1882706
no image

PENTHOUSE 3+1+2POSTE PARKIMI NE SHITJE, KOMPLEKSI DELIJORGJI

Delijorgji • Kompleksi Delijrogji • Tirane • Albania

€ 900.000

169 m2

Sipërfaqja

2

Banjo

8

Ambjente

Përshkrimi

PENTHOUSE 3+1+2POSTE PARKIMI NE SHITJE, KOMPLEKSI DELIJORGJI

PENTHOUSE EKSKLUZIV PËR SHITJE | KOMPLEKSI DELIJORGJI, TIRANË

Një pronë me identitet të veçantë arkitektonik, e konceptuar për ata që vlerësojnë individualitetin, estetikën dhe detajet që bëjnë diferencën.
I pozicionuar në Kompleksin Delijorgji, ky penthouse përfaqëson një ndërthurje të veçantë të arkitekturës Brutaliste dhe stilit Industrial, ku betoni i ekspozuar, hekuri, druri natyral dhe guri vulkanik krijojnë një harmoni të guximshme dhe autentike.

Me një sipërfaqe totale prej 169.1 m² dhe 82.3 m² veranda, prona ofron hapësira të bollshme dhe një organizim funksional. Dy verandat janë të aksesueshme nga çdo ambient i apartamentit, duke krijuar një komunikim të vazhdueshëm mes hapësirës së brendshme dhe asaj të jashtme.

INFORMACION MBI PRONËN:

• Sipërfaqe neto: 150.8 m²
• Sipërfaqe e përbashkët: 18.3 m²
• Sipërfaqe totale: 169.1 m²
• Sipërfaqe verandash: 82.3 m²
• Lartësi neto: 3.3 m
• 3 dhoma gjumi
• 2 tualete
• Ambient lavanderie / depo
• 2 poste parkimi në çmim, në nivelin -2
• E pabanuar më parë

DETAJE ARKITEKTONIKE DHE FINITURA:

• Vetrata triple me doreza tërheqjeje.
• Parket druri.
• Tavane dhe veshje muresh me beton të ekspozuar.
• Oxhak funksional me gur vulkanik.
• Veshje dekorative prej hekuri të papërpunuar në ambientin e televizorit.
• Dyert e brendshme të personalizuara me strukturë hekuri, veshje druri dhe doreza lëkure.
• Dy portrete të realizuara me punim artizanal në gur, të integruara në mur.
• Element dekorativ prej hekuri në korridorin shpërndarës, i integruar me ndriçim LED.
• Mozaikë të personalizuar në muret e secilës dhomë gjumi.
• Piktura te kushtueshme
• Ashensor i dedikuar per apartamentin

SISTEME DHE KOMODITETE:
• Panele diellore.
• Depozitë uji 200 litra me pompë filtrimi.

Një hapësirë ku çdo material, teksturë dhe element dekorativ është pjesë e një koncepti të mirëfilltë arkitektonik. Larg standardizimit të banesave tradicionale, ky penthouse ofron një identitet estetik të dallueshëm, ku dizajni industrial dhe brutalist shndërrohen në një eksperiencë unike jetese.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.

Referenca:

Empire76071

Të dhënat

SIPERFAQE

169 M2

KATI

8

ASHENSOR

Jo

DHOME GJUMI

8

DHOME NDENJE

1

KUZHINE

1

BANJO

2

MOBILIMI

E mobiluar

Karakteristikat

Preferenca dhe pershtatshmeria: Zone qendrore

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Apartament

Publikuar më 04/11/2026

Kontakto njoftuesin