Apartament 2+1 në shitje te Rruga e Dibrës
Rruga Dibres • Rruga E Dibrës • Tirane • Albania
€ 189.000
92 m2
Sipërfaqja
1
Banjo
2
Ambjente
Përshkrimi
APARTAMENT 2+1 NË SHITJE TE RRUGA E DIBRËS
Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një pallati 5-katësh me çati, të ndërtuar në vitin 2002.
Prona ka një sipërfaqe neto prej 92 m² dhe një planimetri të rregullt, me hapësira të bollshme dhe funksionale. Organizohet me një hyrje kryesore në korridor, nga ku bëhet shpërndarja në sallonin e ndenjjes së bashku me këndin e gatimit, dy dhoma gjumi dhe tualetin.
Salloni është shumë i bollshëm dhe ka dalje në ballkon. Tualeti disponon ndriçim natyral.
Apartamenti ka orientim jugperëndimor, duke mundësuar ndriçim të bollshëm natyral gjatë gjithë ditës.
Prona disponon parket, dritare PVC me dopio xham dhe shitet totalisht i mobiluar, ashtu siç paraqitet në foto.
Apartamenti ka një vendndodhje shumë të mirë, vetëm pak minuta nga qendra e Tiranës dhe brenda Unazës së Vogël. Zona ofron të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode, si shkolla, çerdhe, spitale, shërbime të ndryshme dhe akses të shpejtë në pjesë të tjera të qytetit.
Apartamenti ndodhet në katin e 5-të dhe shkallët kanë ndriçim natyral. Gjithashtu, ekziston mundësia për instalimin e një ashensori.
Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor.
Për një vizitë në pronë dhe më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni!
Të dhënat
SIPERFAQE
92 M2
DHOME GJUMI
2
BANJO
1
MOBILIMI
E mobiluar
VITI I NDERTIMIT
2001-2005
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Zone qendrore
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 28/09/2026


