Shitet Apartament Ekskluziv 2+1 - Akses Tirana
Dogana • Akses Tirana • Tirane • Albania
€ 179.900
108 m2
Sipërfaqja
2
Banjo
2
Ambjente
Përshkrimi
SHITET APARTAMENT EKSKLUZIV 2+1 - AKSES TIRANA
Ofrohet për shitje apartament 2+1 në Akses Tirana, një nga komplekset e reja multifunksionale në zonën e Ish Doganës, Tiranë.
Kompleksi është i sapopërfunduar dhe ka nisur banimi, duke ofruar një ambient modern dhe funksional për jetesë.
Akses Tirana përbëhet nga 8 godina, me një koncept zhvillimi që ndërthur banimin, zyrat, shërbimet dhe hapësirat rekreative. 65% e sipërfaqes i dedikohet ndërtimit dhe 35% hapësirave të gjelbra dhe rekreative, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për jetesë familjare.
Organizimi i apartamentit
* Sipërfaqe totale: 108.50 m²
* Sipërfaqe neto: 95.68 m²
* Tipologjia: 2+1 me 2 tualete
Apartamenti karakterizohet nga një planimetri shumë e rregullt, pothuajse katrore, e cila mundëson shfrytëzim maksimal të sipërfaqes, pa korridore të gjata apo hapësira të panevojshme.
Organizohet në një ambient të bollshëm ndenjeje me kuzhinë dhe zonë ngrënieje, dy dhoma gjumi, dy tualete, korridor shpërndarës dhe ballkon të zgjatur.
Dhoma matrimoniale ofron hapësirë komode për mobilim të plotë, ndërsa dhoma e dytë ka përmasa të përshtatshme për dy krevate individualë, duke e bërë apartamentin ideal edhe për familje me fëmijë.
Ndarja funksionale e zonës së ditës nga ajo e natës garanton privatësi dhe komoditet, ndërsa organizimi kompakt dhe hapjet e ambienteve favorizojnë ndriçimin natyral dhe fleksibilitetin në mobilim.
Pse të investoni në këtë pronë?
Përveç planimetrisë së mirëorganizuar, një avantazh i rëndësishëm është pozicionimi në një kompleks të ri, të përfunduar, ku banimi tashmë ka filluar.
Koncepti multifunksional, hapësirat e gjelbra dhe organizimi i brendshëm i apartamentit e bëjnë këtë pronë një alternativë shumë të mirë si për banim familjar, ashtu edhe për investim afatgjatë.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!
Të dhënat
SIPERFAQE
108 M2
ASHENSOR
Po
DHOME GJUMI
2
BANJO
2
VITI I NDERTIMIT
2016-2020
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Zone qendrore
Detaje te tjera: Ballkon
Sistem kondicionimi: Qendror
Vetrata te jashtme: Dopio Xham - Metal
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 09/10/2026


