APARTAMENT 2+2+2+GARAZH ME QIRA-RR. DERVISH HIMA.
Stadiumi Arena • Rruga Dervish Hima • Tirane • Albania
€ 1.300
140 m2
Sipërfaqja
2
Banjo
2
Ambjente
Përshkrimi
APARTAMENT 2+2+2+GARAZH ME QIRA-RR. DERVISH HIMA.
apartament me qira 2+1+2, të pozicionuar në Rrugën Dervish Hima, pranë Stadiumit Air Albania, në një prej ndërtesave më të mira të zonës, ndërtim i vitit 2005. Vendndodhja ofron një ekuilibër ideal mes sigurisë së banimit dhe aksesit të menjëhershëm në qendrën e Tiranës, Parkun e Madh, institucionet shtetërore, ambasadat, shkollat si dhe një gamë të plotë shërbimesh.
Apartamenti është projektuar me një planimetri funksionale, ku çdo ambient ka përmasa të bollshme dhe komunikon natyrshëm me pjesën tjetër të banesës. Salla e ndenjjes është e gjerë dhe plot dritë natyrale, duke krijuar një ambient të përshtatshëm si për jetën e përditshme, ashtu edhe për pritjen e miqve. Kuzhina, e organizuar si ambient më vete, ofron komoditet dhe privatësi në përdorim.
Zona e natës përfshin dy dhoma gjumi të rehatshme, të organizuara për të garantuar qetësi dhe privatësi për çdo anëtar të familjes. Apartamenti plotësohet nga një korridor hyrës spacioz, një korridor shpërndarës, dy ballkone dhe dy tualete.
Prona ofrohet e mobiluar, me një stil mpodern dhe të ngrohte duke krijuar nje komoditet i cili e bën apartamentin të përshtatshëm për familje, , si dhe për klientë ndërkombëtarë që kërkojnë një banesë afatgjatë në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit.
Një vlerë e shtuar është mundësia e marrjes së një garazhi privat me kapacitet për një automjet, në një zonë ku parkimi është gjithnjë e më i kufizuar.
Kjo pronë përfaqëson një zgjedhje për ata që kërkojnë më shumë se një apartament: kërkojnë hapësirë, funksionalitet, si dhe një adresë të konsoliduar për një banese të menduar për jetesë afatgjatë.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Të dhënat
SIPERFAQE
140 M2
ASHENSOR
Po
DHOME GJUMI
2
BANJO
2
MOBILIMI
E mobiluar
VITI I NDERTIMIT
2006-2010
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Zone qendrore
Detaje te tjera: Ballkon
Sistem kondicionimi: Qendror
Vetrata te jashtme: Dopio Xham - Metal
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 25/09/2026


