Njoftime pune - Shofer / Driver - Tirane
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - SHOFER / DRIVER - TIRANE
SHOFER / DRIVER
Në Infinity Investment Group, ne sjellim së bashku një grup të larmishëm profesionistësh, ku secili kontribuon në krijimin e një eksperience të standardeve të larta në ambientet tona të kazinove dhe hoteleve me 5 yje në Shqipëri.
Për njësitë tona në Tiranë, Grand Casino, Arena Casino dhe Tirana International Casino, kërkojmë të punësojmë një person të përgjegjshëm dhe profesional për pozicionin:
SHOFER / DRIVER
Vendndodhja: Tiranë
Orari: 8 orë, me 3 turne
Punësim: Me kohë të plotë
Përgjegjësitë kryesore:
Transporti i klientëve, stafit apo personave të autorizuar, sipas nevojave operative.
Drejtimi i automjeteve të kompanisë në mënyrë të sigurt dhe profesionale.
Kujdesi dhe mirëmbajtja bazë e automjetit të vënë në dispozicion.
Kontrolli i rregullt i gjendjes së automjetit dhe raportimi i çdo problematike.
Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe procedurave të kompanisë.
Sigurimi i një shërbimi korrekt, profesional dhe të orientuar ndaj klientit.
Ruajtja e konfidencialitetit dhe etikës profesionale gjatë transportit të klientëve apo stafit.
Bashkëpunimi me departamentet përkatëse për organizimin e transportit dhe nevojave operative.
Kryerja e detyrave të tjera të lidhura me pozicionin, sipas nevojave të kompanisë.
Kriteret e kërkuara:
Eksperiencë e mëparshme pune si shofer përbën avantazh.
Patentë e kategorisë B dhe eksperiencë e mirë në drejtimin e automjeteve.
Njohje të mira të Tiranës dhe zonave përreth.
Të disponojë Dëshmi Penaliteti të pastër (i/e padënuar), në përputhje me kërkesat dhe procedurat AMLF.
Mbi 25 vjeç.
Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
Paraqitje e përshtatshme dhe komunikim profesional.
Të jetë i përgjegjshëm, korrekt, i kujdesshëm dhe i besueshëm.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Gatishmëri për të punuar me 3 turne.
Aplikimi:
Dërgoni CV-në tuaj në [B][email protected][/B] ose na kontaktoni në +355 69 408 9112.
Në subjektin e email-it ju lutemi të shkruani: “Shofer / Driver”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.
Aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel.: +355 69 408 9112
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Transport-logjistike-sigurim prone
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
INFINITY INVESTMENT
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Transport-logjistike-sigurim prone
Publikuar më 04/11/2026


