Agjent Shitjesh
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
AGJENT SHITJESH
HR Studio, në emër të një kompanie partnere, është në kërkim të një Agjenti/e Shitjesh në Terren (Area Sales Manager), me eksperiencë në shitje dhe aftësi të shkëlqyera në zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët.
🔹 Përgjegjësitë kryesore:
Menaxhimi dhe zhvillimi i portofolit të klientëve ekzistues.
Identifikimi dhe tërheqja e klientëve të rinj në territorin e përcaktuar.
Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe partnerët e biznesit.
Prezantimi i produkteve dhe ofrimi i zgjidhjeve sipas nevojave të klientëve.
Përgatitja dhe negocimi i ofertave tregtare.
Realizimi i objektivave mujore dhe tremujore të shitjeve.
Monitorimi i performancës së shitjeve dhe përgatitja e raporteve periodike.
Bashkëpunimi me departamentet e brendshme për përmbushjen e kërkesave të klientëve.
🔹 Kualifikimet dhe kërkesat:
Eksperiencë e mëparshme në shitje, preferohet në produkte profesionale.
Diplomë universitare.
Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
Eksperiencë në menaxhimin e klientëve dhe realizimin e objektivave të shitjes.
Njohuri në përdorimin e CRM dhe paketës MS Office, veçanërisht Excel.
Njohja e gjuhës italiane dhe angleze përbën avantazh.
Aftësi organizative dhe gatishmëri për udhëtime pune në terren.
NIVELI
Profesioniste/Teknike
PROFILI
Shitje-blerje-marketing
ARSIMI
9 vjeçar
PËRVOJA
Me eksperience
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
HR Studio
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Shitje-blerje-marketing
Publikuar më 26/10/2026


