Specialiste sherbimi ndaj klientit
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
SPECIALISTE SHERBIMI NDAJ KLIENTIT
Përgjegjëse për ofrimin e shërbimit profesional dhe korrekt ndaj klientëve, kryerjen e transaksioneve të këmbimit valutor dhe administrimin e shërbimeve të ndryshme financiare të ofruara nga zyra Exchange.
Kandidatja duhet të jetë e komunikueshme, korrekte dhe e orientuar drejt shërbimit ndaj klientit, si dhe të ketë aftësi të mira organizative dhe përgjegjshmëri në menaxhimin e parave dhe dokumentacionit.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Sherbim klienti
KRITERET
Të ketë arsim të mesëm të përfunduar; arsimi i lartë përbën avantazh. * Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe sjellje korrekte me klientët. * Të jetë e përgjegjshme, e kujdesshme dhe e saktë, veçanërisht në kryerjen e transaksioneve financiare. Të jetë e organizuar dhe e përpiktë në dokumentacion dhe procedura. Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
ARSIMI
I larte
I mesem
PËRVOJA
Kërkohet eksperiencë e mëparshme në shërbim ndaj klientit, si dhe njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
ORARI I PUNËS
08:00-16:00
ÇFARE OFRON KOMPANIA
Ambient pune profesional, korrekt dhe miqësor. * Orar të rregullt pune dhe kushte të mira pune. Mundësi për të fituar eksperiencë në shërbime financiare, këmbim valutor dhe marrëdhënie me klientët. * Mbështetje nga stafi dhe integrim gradual në pozicion.
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Zyra Exchange
PERSHKRIMI I KOMPANISE
Duke qenë se zyra është e sapohapur, ngarkesa e punës në fillim do të jetë e moderuar, duke i dhënë mundësi kandidates të përshtatet gradualisht me pozicionin. Kjo është një mundësi e mirë për një person që dëshiron të mësojë dhe të zhvillohet profesionalisht, pasi do të ketë kohë të familjarizohet me sistemin, procedurat, shërbimet dhe mënyrën e komunikimit me klientët, pa presionin e një fluksi të madh që në ditët e para.
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Sherbim klienti
Publikuar më 08/10/2026


