Njoftim Pune "Dealer" - "Imperial Casino"
Tirane • Tirane • Albania
1019
PËRSHKRIMI
NJOFTIM PUNE "DEALER" - "IMPERIAL CASINO"
Kërkohet “Dealer” dhe “Dealer/Inspector” pranë “Imperial Casino” në Tiranë!
Je gati të bëhesh pjesë e një bote dinamike dhe emocionuese? Imperial Casino në Tiranë po kërkon Dealer dhe Dealer/Inspector të talentuar dhe të motivuar për t'iu bashkuar ekipit tonë!
Nëse ke pasion për lojërat, shkathtësi në komunikim dhe dëshiron të ofrosh një eksperiencë të paharrueshme për klientët tanë, ky është rasti yt!
Çfarë ofrojmë ne?
Orar Pune i Organizuar: 8 orë në ditë, me turne me rotacion (mëngjes, pasdite, nate) për të siguruar një balancë mes jetës profesionale dhe asaj personale.
Fundjava e Merituar: 5 ditë punë dhe 2 ditë pushim në javë.
Pushime Vjetore: 22 ditë leje vjetore për t'u çlodhur dhe ringarkuar.
Pagë Konkurruese: Një pagë motivuese dhe konkurruese në treg, që vlerëson performancën dhe angazhimin tënd.
Çfarë kërkojmë?
Mosha mbi 21 vjec.
Pasion për shërbimin ndaj klientit.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar nën presion.
Fleksibilitet me oraret dhe turnet e punës.
Eksperienca e mëparshme si krupier/e është një avantazh, por nuk është e domosdoshme – ne ofrojmë trajnim!
Mos e humbisni këtë mundësi!
Dërgo CV-në tënde (me foto) sot dhe bëhu pjesë e familjes Imperial Casino!
Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në hr@imperial-group.al ose me WhatsApp ne +355682043310
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Sherbim klienti
KRITERET
Mbi 21 vjec
ARSIMI
I mesem
I larte
PËRVOJA
Me eksperience (prioritet) / pa eksperience (ofrojme trajnim falas)
ORARI I PUNËS
Me 3 turne
ÇFARE OFRON KOMPANIA
Pa specifikuar
PROCEDURAT DHE AFATET E APLIKIMIT
Dergo CV (me foto profili)
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Imperial Group Sh.a.
PERSHKRIMI I KOMPANISE
Imperial Casino
Kontakto një profesionist
Një staf i dedikuar profesionistësh do t'ju ndihmojnë të gjeni zgjidhjen më të mirë që po kërkoni. Filloni të kërkoni nëpërmjet njoftimeve tona.
Bizneset e regjistruara në Yellowpages
Gjej kompanitë më të mira në Yellowpages, mos hezito të na kontaktosh për më shumë informacion.
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
EXPIRED