Agjente Udhëtimi
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
AGJENTE UDHËTIMI
HR Studio është në kërkim të një Agjente Udhëtimi për një kompani partnere. Pozicioni është ideal për persona të apasionuar pas turizmit dhe shërbimit ndaj klientit, të aftë për të organizuar dhe menaxhuar udhëtime sipas nevojave të klientëve.
Përgjegjësitë:
Këshillon klientët për destinacionet, paketat turistike dhe shërbimet e udhëtimit.
Organizon rezervimet e biletave, hoteleve, transfereve dhe shërbimeve të tjera turistike.
Përgatit oferta të personalizuara sipas kërkesave të klientëve.
Ndjek procesin e rezervimit deri në përfundimin e udhëtimit.
Komunikon me partnerë dhe operatorë turistikë vendas dhe ndërkombëtarë.
Menaxhon dokumentacionin dhe siguron saktësinë e rezervimeve.
Ofron asistencë dhe zgjidhje për çdo situatë që mund të lindë gjatë procesit të udhëtimit.
Kontribuon në arritjen e objektivave të shitjeve dhe ofrimin e një eksperience sa më cilësore për klientët.
Kualifikimet:
Diplomë universitare ose arsim i mesëm, preferohet në Turizëm, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme në agjenci udhëtimi ose në sektorin e turizmit përbën avantazh.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh.
Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe shitjeje.
Njohuri në përdorimin e Microsoft Office; eksperienca me sistemet e rezervimeve turistike përbën avantazh.
Orientim ndaj klientit dhe aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar edhe nën presion.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Sherbim klienti
ARSIMI
9 vjeçar
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
HR Studio
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Sherbim klienti
Publikuar më 01/10/2026


