Shitese Elektroshtepiake & Hidrosanitare
Tirane • Tirane • Albania
ALL 65.000
Full Time
PËRSHKRIMI
SHITESE ELEKTROSHTEPIAKE & HIDROSANITARE
Ne jemi në kërkim të një Shitëseje për klientin tonë, një kompani që operon në sektorin e elektroshtepiakeve dhe hidrosanitareve.
Kandidatja ideale është e orientuar drejt shitjeve, me aftësi të mira komunikimi dhe dëshirë për të ofruar shërbim cilësor ndaj klientëve.
Vendndodhja: Tirana Industrial Park
Përgjegjesitë:
• Mirëpret dhe asiston klientët gjatë procesit të blerjes.
• Këshillon klientët për zgjedhjen e pajisjeve sipas nevojave dhe buxhetit të tyre.
• Prezanton produktet elektroshtepiake dhe ofron informacion mbi karakteristikat, funksionet, çmimet dhe ofertat.
• Përgatit preventivë dhe oferta për klientët sipas produkteve dhe pajisjeve të përzgjedhura.
• Siguron saktësinë e çmimeve, zbritjeve dhe kushteve të ofertës në preventivët e përgatitur.
• Kryen procesin e shitjes dhe dokumentacionin përkatës sipas procedurave të kompanisë.
• Organizon dhe sistemon produktet në showroom duke siguruar një paraqitje profesionale dhe tërheqëse.
• Kontrollon stokun dhe raporton nevojat për furnizim ose rimbushje të produkteve.
• Informon klientët mbi garancitë, shërbimet pas shitjes dhe ofertat promocionale.
• Menaxhon kërkesat dhe ankesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efektive.
• Kontribuon në arritjen e objektivave të shitjes dhe performancës së showroom-it.
• Mbështet aktivitetet promocionale dhe fushatat e marketingut në showroom.
• Siguron pastërtinë dhe paraqitjen profesionale të ambientit të punës.
• Respekton politikat dhe procedurat e brendshme të kompanisë.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Sherbim klienti
KRITERET
.
ARSIMI
I mesem
PËRVOJA
me eksperience
ORARI I PUNËS
me turne
ÇFARE OFRON KOMPANIA
Transport të siguruar nga kompania. Bonuse mbi performancen
PROCEDURAT DHE AFATET E APLIKIMIT
me telefon
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Pune e Re
PERSHKRIMI I KOMPANISE
Agjenci Punesimi
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Sherbim klienti
Publikuar më 24/09/2026


