Sales Coordinator
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
SALES COORDINATOR
Repeat Fitness & Wellness Club është një kompani shqiptare e dedikuar në përmirësimin e shëndetit dhe stilit të jetësës, një nga konceptet dhe investimet më inovative në industrinë e fitnessit, e pozicionuar në një nga zonat më strategjike të kryeqytetit.
Me arkitekturë bashkëkohore, ambjent ekologjik, pamje 3D dhe gjithcka tjetër në shërbim të klientëve që duan dicka ndryshe.
Ndër palestrat më moderne, e projektuar nga studio greke “Whitebox”, bën cdo njeri të ndihet në zemër të natyrës. Duke ofruar shërbimin e nutricionit, regjime & plane ushqimore të personalizuara dhe Medical Spa për perfeksionimin e bukurisë, trupit dhe lëkurës suaj përmes një game të gjerë trajtimesh moderne dhe unike, kompania jonë ofron cilesi të lartë dhe shërbim të standarteve europiane.
Repeat Fitness & Wellness Club është i vetmi club në Shqipëri i vlerësuar me cmimin Premium Fitness Club, i cili nisi me filozofinë për të sjellë një frymë të re në përmirësimin e vazhdueshëm të shëndetit, mirëqënies dhe së bukurës.
Duke krijuar komunitetin e saj me anë të energjisë së stafit të kualifikuar e certifikuar dhe besueshmërisë, ky club, tashmë prej vetëm 5 vitesh në tregun Shqiptar, ka arritur të motivojë mbi 3000 klientë në finalizimin e rezultatit të dëshiruar.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Sherbim klienti
ARSIMI
I mesem
I larte
PËRVOJA
Pa eksperience
ORARI I PUNËS
Full time
ÇFARE OFRON KOMPANIA
Bonuse motivuese bazuar në performancën individuale dhe të ekipit. Mundësi zhvillimi profesional përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe programeve të brendshme të zhvillimit. Abonim falas në palestrat tona, si pjesë e kujdesit për shëndetin dhe balancën tuaj. Mjedis pune pozitiv, bashkëpunues dhe mbështetës. Mundësi reale avancimi në karrierë brenda grupit Repeat Wellness, në varësi të performancës dhe përkushtimit personal.
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Repeat Wellness Club
PERSHKRIMI I KOMPANISE
Repeat Group është një nga grupet më inovative dhe gjithëpërfshirëse të mirëqenies në Shqipëri, me një rrjet të zhvilluar që operon në fushat e fitness-it, spa & wellness, ushqimit të shëndetshëm, mjekësisë estetike, dhe kujdesit shëndetësor.
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Sherbim klienti
Publikuar më 02/12/2025



