Punëtor Magazine - Neptun Durrës
Durres • Durres • Albania
Me Turne
PËRSHKRIMI
PUNËTOR MAGAZINE - NEPTUN DURRËS
Njoftim punësimi
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.
Pozicioni: Helper-Punetor Magazine
Vendodhja: Durrës
Detyra dhe Përgjegjësi:
Ekzekuton si duhet shkarkimin, vendosjen dhe ngarkimin e mallrave në kohën e duhur;
Njeh shumë mirë të gjitha produktet që arrijnë dhe që magazinohen, përfshirë sasinë, cilësinë dhe brishtësinë e tyre;
Kontrollon njësinë e mallrave të mbërritura (sende, kuti, paleta) dhe barkodet ekzistuese në produktet që hyjnë apo dalin nga magazina;
Njeh shumë mire vendodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok;
Siguron raportim të saktë e të menjëhershëm të pranimit të mallrave tek Supervizori direkt për çdo problem që mund të ndodh në lidhje me ndonjë nga produktet gjatë shkarkimit, ngarkimit dhe / ose magazinimit;
Raporton në baza ditore për sasinë e mallrave të përpunuara gjatë ditës (shkarkim, ngarkim,magazinim).
Kërkesat:
Të ketë përfunduar Arsimin e Mesëm;
Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
Aftësi të mira komunikuese;
Sistematik dhe i organizuar;
Aftësi për të punuar në grup.
Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar të kontaktojnë në numrin: 0697069568 (WhatsApp).
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Transport-logjistike-sigurim prone
ARSIMI
I mesem
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Neptun
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Transport-logjistike-sigurim prone
Publikuar më 25/06/2026


