njoftime pune - OPERATORË TË SHITJEVE DHE SHËRBIMIT TË KLIENTIT ONLINE - MEGATEK
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - OPERATORË TË SHITJEVE DHE SHËRBIMIT TË KLIENTIT ONLINE - MEGATEK
MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me
shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:
- OPERATORË TË SHITJEVE DHE SHËRBIMIT TË KLIENTIT ONLINE
Qëllimi i Pozicionit:
* Siguron një shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve online, në përputhje me të gjitha rregullat dhe politikat e Megatek, me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.
- Detyrat dhe Përgjegjësitë:
1. Mirëpret dhe ndjek çdo kërkesë dhe komunikim nëpërmjet internetit, livechat ose telefonit. Siguron që Klientët e kuptojnë se me kë po komunikojnë në livechat ose telefon në çdo moment që kalojnë duke komunikuar me operatorin e E-Shop.
2. Dëgjon me vëmendje maksimale kërkesen e klientit dhe sigurohet që e ka kuptuar nevojën e tij, jep zgjidhje ose rekomandon alternativa të përshtatshme.
3. Ofron informacion duke i ardhur në ndihmë Klientit për udhëzimet e publikuara në faqen e dyqanit online apo njoftimet e bëra në rrjetet sociale, shërbimet në dispozicion, gamën e produkteve dhe ofertat promocionale. U përgjigjet me dedikim pyetjeve dhe kërkesave dhe vlerëson nevojat e klientëve..
4. Monitoron në mënyrë të vazhdueshme sistemin e blerjeve online dhe raporton për çdo problem që konstatohet tek Menaxheri apo departamenti përgjegjës.
5. Jep udhëzime mbi regjistrimin e klientit, kartën e klientit, tarifat e transportit, mënyrat e pagesave dhe shpjegon me interes çdo shërbim tjetër që mund të kërkojë klienti.
6. U përgjigjet të gjitha thirrjeve telefonike në mënyrë profesionale në përputhje me standardet Megatek dhe sigurohet që të gjitha kërkesat të marin përgjigje në kohë reale.
7. Mban informacion të detajuar për çdo telefonatë dhe llojin e asistencës që klientet kërkojnë në telefon.
8. Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera, në mënyrë për të kënaqur nevojat e klienteve. Trajton kërkesat e klienteve në mënyrë profesionale dhe efikase.
9. Siguron informacion mbi kërkesat apo ankesat e ndryshme nga klientët të cilat i raporton me shkrim çdo ditë tek Departamenti i ankesave.
10. Konfirmon në çdo rast porositë e klientëve në E-shop dhe është në dijeni të të gjitha reklamave dhe promocioneve të produkteve të Megatek.
- Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
* Edukimi: Diplomë Universitare.
* Eksperiencë pune: Preferohet 1 vit në pozicion të njëjtë.
- Aftësitë:
• Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe të rrjeteve sociale.
• Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit me shkrim në shqip dhe anglisht.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
• Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
Lutemi dorezoni CV ne E-mail: [email protected]
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Sherbim klienti
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
MEGATEK
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Sherbim klienti
Publikuar më 14/01/2026


