njoftime pune - Magazinier, Borsh
Himare • Himare • Albania
1019
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - MAGAZINIER, BORSH
Pozicioni i Punës: Magazinier
Vendndodhja: Kantieri, Borsh
Departamenti: Magazinë
Lloji i Punës: Me kohë të plotë
Përshkrimi i Pozicionit:
Magazinieri është përgjegjës për menaxhimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e materialeve dhe
pajisjeve në kantier. Ai/ajo siguron që të gjitha hyrje-daljet e mallrave të regjistrohen saktë dhe
që magazina të jetë gjithmonë e organizuar në mënyrë efikase dhe të sigurt.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Pranon, verifikon dhe regjistron mallrat dhe materialet që hyjnë në magazinë.
Kontrollon sasinë dhe cilësinë e materialeve në përputhje me dokumentet shoqëruese
(fatura, urdhra furnizimi, etj.).
Sistemon dhe ruan materialet në mënyrë të organizuar sipas llojit dhe përdorimit.
Lëshon materialet për përdorim në kantier sipas kërkesave të miratuara nga përgjegjësi i
punimeve.
Përditëson në mënyrë të vazhdueshme regjistrat e magazinës dhe ndihmon në
inventarizime periodike.
Kujdeset për mirëmbajtjen, pastërtinë dhe sigurinë e hapësirës së magazinës.
Raporton për çdo mospërputhje ose dëmtim të materialeve.
Kualifikimet e Kërkuara:
a. Edukimi:
Arsimi i mesëm (preferohet arsimi teknik).
b. Eksperienca:
Të paktën 1–3 vite eksperiencë pune si magazinier, preferohet në ambiente ndërtimi ose
kantier.
c. Aftësi dhe Njohuri:
Njohuri bazë të menaxhimit të inventarit dhe dokumentacionit shoqërues.
Aftësi për të punuar me saktësi, përgjegjësi dhe nën presion.
Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit (Excel, Word).
Integritet, kujdes dhe qasje bashkëpunuese në ekip.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Transport-logjistike-sigurim prone
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
FAB CONSTRUCTION
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
EXPIRED



