logo
Tracking pixel for ad 1517875
no image

NJOFTIM PREMIUM

njoftime pune - Junior Arkitekt - Borsh te Sarandes

Himare • Himare • Albania

1019

PËRSHKRIMI

NJOFTIME PUNE - JUNIOR ARKITEKT - BORSH TE SARANDES

Pozicioni i Punës: Junior Arkitekt
Departamenti: Arkitekturës
Lloji i Punës: Me kohë të plotë

Përshkrimi i Pozicionit:
Kandidati/ja do të jetë pjesë e ekipit të arkitekturës dhe do të asistojë në zhvillimin e projekteve të ndryshme arkitektonike. Junior
Arkitekti do të kontribuojë në integrimin e projektit arkitektonik me disiplinat e tjera inxhinierike dhe do të mbështesë procesin e
përgatitjes dhe dorëzimit të dokumentacionit përfundimtar të projekteve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Asiston në zhvillimin e projekteve arkitektonike në faza të ndryshme të procesit të projektimit.
 Merr pjesë në integrimin e projektit arkitektonik me projektet konstruktive, hidrosanitare dhe elektrike.
 Përgatit paraqitjet grafike të projekteve (pllane, prerje, fasada, vizualizime, etj.).
 Ndihmon në përgatitjen dhe dorëzimin e paketës përfundimtare të projektit arkitektonik, duke siguruar përfshirjen e të gjithë
elementëve të nevojshëm.

Kualifikimet e Kërkuara:
a. Edukimi:
 Diplomë e përfunduar në Arkitekturë (niveli Bachelor ose Master).
b. Eksperienca:
 Minimumi 2 vite eksperiencë pune në fushën e arkitekturës ose në pozicione të ngjashme.
c. Aftësi dhe Njohuri:
 Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
 Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
 Njohuri të mira të programeve AutoCAD dhe programeve të tjera të përpunimit grafik (p.sh. Revit, SketchUp, Photoshop,
etj.).
 Njohuri të programeve bazë të paketës Microsoft Office.
 Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur).
 Aftësi për të kuptuar nevojat e projektit dhe për t’u përgjigjur atyre në mënyrë logjike, efikase dhe kreative.

PROFILI

Ndertim-industri-prodhim-perpunim

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

EXPIRED