logo
Tracking pixel for ad 1872088
no image

njoftime pune - CONTENT CREATOR | VIDEO & SOCIAL MEDIA

Tirane • Tirane • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

NJOFTIME PUNE - CONTENT CREATOR | VIDEO & SOCIAL MEDIA

Smart Home Albania
Kërkon një Content Creator kreativ, me ide të freskëta dhe aftësi për t'i kthyer produktet, projektet dhe aktivitetet e kompanisë në përmbajtje vizuale me vlerë.

Pozicioni do të fokusohet në krijimin dhe prodhimin e përmbajtjes për Smart Home Albania, JOVEX Light dhe Plugzzi.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE
• Zhvillimi i ideve dhe koncepteve kreative për përmbajtje dixhitale.
• Krijimi i skenarëve për video prezantuese, promovuese dhe edukative.
• Realizimi i xhirimeve dhe fotografive të produkteve, projekteve, showroom-eve dhe aktiviteteve të kompanisë. • Montazhi dhe përpunimi i videove për Instagram, TikTok, Facebook, LinkedIn dhe YouTube Shorts.
• Krijimi i përmbajtjeve që prezantojnë funksionalitetin, veçoritë dhe vlerën e sistemeve dhe produkteve.
• Ndjekja e trendeve dhe përshtatja e tyre me identitetin e secilës markë.
• Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve dhe Departamentin e Projekteve për realizimin e materialeve.

KËRKESAT

• Eksperiencë në krijimin dhe prodhimin e përmbajtjes për rrjetet sociale.
• Aftësi shumë të mira në xhirim dhe video editing (CapCut, Adobe Premiere Pro, DaVinci Resolve ose programe të ngjashme).
• Njohuri praktike në fotografi, ndriçim, kompozim dhe përpunim vizual.
• Aftësi në storytelling dhe zhvillimin e skenarëve kreativë. • Njohje e mirë e formateve dhe trendeve të rrjeteve sociale.
• Kreativitet, iniciativë dhe aftësi për të zhvilluar ide në mënyrë të pavarur.
• Organizim i mirë dhe vëmendje ndaj detajeve.
• Njohuritë në Canva, Photoshop dhe përdorimin e mjeteve AI përbëjnë avantazh.
• Aftësia për të komunikuar dhe prezantuar para kamerës përbën avantazh.

ÇFARË OFROJMË
• Mundësi për të punuar me marka, produkte dhe teknologji inovative.
• Hapësirë për kreativitet dhe realizimin e ideve të reja.
• Bashkëpunim me ekipe profesionale dhe mundësi zhvillimi.
• Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë. Për ne, kreativiteti dhe aftësia për t'i kthyer idetë në përmbajtje konkrete kanë më shumë rëndësi sesa njohja e çdo programi apo platforme.
📩 Për të aplikuar, dërgo CV-në dhe portofolin me punimet e realizuara në [email protected]

NIVELI

Profesioniste/Teknike

PROFILI

Shitje-blerje-marketing

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

SMART HOME ALBANIA

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Shitje-blerje-marketing

Publikuar më 13/10/2026

Kontakto njoftuesin