njoftime pune - ARKITEKT - ACREM, pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme.
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - ARKITEKT - ACREM, PJESË E BALFIN GROUP E SPECIALIZUAR NË OFRIMIN E MENAXHIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME.
ACREM e cila ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme!
Kerkon te punesoje:
- ARKITEKT.
-- Departamenti: Zhvillimi i Projekteve Retail
Raporton te: Drejtor i departamentit të Zhvillimit të Projektit Retail.
----------------------------------------------
- Qëllimi i Pozicionit:
* Të krijojë dhe zhvillojë projekte ndërtimi që janë funksionale dhe estetikisht të këndshme,
duke siguruar që ato të përmbushin standardet ndërtimore dhe rregullat ligjore.
* Arkitekti duhet të balancojë nevojat e përdoruesve me estetikën dhe efikasitetin e projektit, duke
koordinuar me profesionistë të tjerë dhe menaxhuar burimet për të siguruar një rezultat të
qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për përdorim të përditshëm.
___________________________________________________
- Detyrat:
* Konsultimi me profesionistë të tjerë në lidhje me hartimin e nje projekti.
* Përgatitja dhe prezantimi i raporteve të vizibilitetit dhe propozime të projektimit për mbikëqyrësit.
* Mbajtja brenda buxheteve financiare dhe afatet.
* Prodhimi i punimeve të detajuara , vizatimet, preventivave dhe specifikimet.
* Të plotesoje me detaje, rifinitura, plotësime të ndryshme sipas rastit dhe të ndjeke zbatimin duke supervizuar dhe duke u kujdesur për zbatimin korrekt të projekteve
dhe preventivave.
* Negocimi me kontraktorët dhe profesionistëve të tjerë.
* Përgatitjen e aplikacioneve për planifikimin dhe departamentet e kontrollit të ndërtimit.
* Menaxhimi i projektit duke ndihmuar për të koordinuar punen e kontraktoreve.
* Kontrollimi i një projekti nga fillimi ne fund; vizita të rregullta për të kontrolluar zhvillimet, duke siguruar që projekti po konkurron në kohë dhe në buxhet.
* Zgjidhja e problemeve dhe çështjeve që lindin gjatë ndërtimit.
* Të sigurohet që ndikimi mjedisor i projektit është menaxhuar.
* Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori referuar nevojave të departamentit.
___________________________________________________
- Kualifikimet:
* Edukimi: Arsim i lartë, Profili Arkitekturë.
* Kualifikime: Njohuri të shkëlqyera kompjuterike, të programit AutoCad, SketchUp, 3ds, Max, evit, ArchiCAD, etj.
* Eksperiencë pune në një mjedis dinamik dhe të shpejtë me ekspozim të konsiderueshëm ndaj riskut.
* Përvoja e Punës: 5 vite eksperiencë pune në pozicion të njëjtë ose të ngjashëm.
* Vlerësohet eksperincë e mëparshme si " Site Architecht.
------------------------------------------------
- Aftësi dhe Zotësi:
* Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese.
Aftësi të shkëlqyera për planifikim dhe menaxhim të kohës.
* Të jetë i fokusuar te detajet.
* Proaktiv, i motivuar dhe entuziast.
* Aftësi të mira negociuese dhe bashkëpunuese me furnitorët për të krijuar marrëveshjet më të mira.
* Aftësi për manaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që mund të shfaqen.
* Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
___________________________________________________
- Shënime:
** Kushtet e Punës:
BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë
një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.
** Mënyra e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 26/12/2025 në këtë adresë: [email protected] duke specifikuar në subjekt:
“Arkitekt”.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024
vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
NIVELI
Drejtues/Pergjegjes
PROFILI
Ndertim-industri-prodhim-perpunim
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
ACREM
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.



