njoftim pune - IXHINIER MEKANIK
Tirane • Tirane • Albania
1019
PËRSHKRIMI
NJOFTIM PUNE - IXHINIER MEKANIK
Ne jemi ARMAAR GROUP, nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo
vetem, me nje shtrirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin,
investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te
mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me
ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të
vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe
social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe
stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Inxhinier Mekanik
Pozicioni: Inxhinier Mekanik
Departamenti: Teknik
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e pozicionit:
Inxhinieri Mekanik menaxhon dhe koordinon të gjitha shërbimet mekanike (HVAC) të instalimeve të
ngrohjes dhe hidrosanitare , si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit deri ne dorezimin
final te tij. Analizon sistemet dhe pajisjet HVAC, per te siguruar eficence dhe mirefunksionalitet te tyre.
Realizon procedurat e testimit te pajisjeve, duke dhene konfirmimin per impelmentimin e tyre. Sigurohet
qe implementimi eshte sipas kontrates se firmosur per zerat e projektit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Realizon dhe ndjek ecurinë e punimeve mekanike në të gjitha fazat, që nga projekt-ideja,
implementimi dhe kolaudimi i objektit per sistemet HVAC, MKZ FU FUV;
Analizon sistemet dhe pajisjet e HVAC kur është e nevojshme për të gjetur keqfunksionime ose jo
efikasitet dhe krijon zgjidhje të përshtatshme për të optimizuar performancën dhe për të rritur
efikasitetin e operimit.
Realizon proçedurat e testimit të projektimit dhe pajisjeve të kontrollit për të vlerësuar me saktësi
produktet dhe për të identifikuar fushat që kërkojnë modifikime dhe testime të mëtejshme.
Organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve të të njëjtit profil, për t’u siguruar se të gjitha
punimet po kryhen sipas parametrave të parapërcaktuara në projekt;
Rishikon dhe/ose harton koston e pajisjeve mekanike te nevojshme, duke përgatitur preventivin
mujor ose total te tyre;
Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
Identifikon tregun e materialeve vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentin e prokurimeve
për mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktorin ose produktin e përshtatshëm pasi ti kete dhene
direktivat e duhura;
Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore dhe aprovon gjithmon materialet qe do te
implementohen ne objekt duke ndjekur procesin hap pas hapi;
Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike, në përputhje me grafikun e
përgjithshëm të objektit duke marre direktivat nga drejtori i kantierit;
Mbikëqyr dhe mirëmban në mënyrë periodike sistemin HVAC etj., gjatë fazës së shfrytëzimit të
objektit nga shoqëria;
Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me teknikat e reja
mekanike në ndërtim;
Përgatit vetem ose në asistencë dosjen për leje në institucionet përkatëse;
Detyra të tjera që i ngarkohen nga investitori/drejtuesi i kantierit;
Edukumi dhe Kualifikimet
Të zotërojë diplomë universitare në profilin Inxhinieri Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës
Ekseriecë pune, jo më pak se 5 (pesë) vite
Eksperiencë te gjate në sistemet HVAC,sisteme elektrike,ventilim,teknikat e ftohjes etj.
Aftësi të mira në skicime dhe në programim të saktë;
Të përdorë mirë programet: Office 365, Project, Autocad, MS si dhe aftesia per te lexuar projektet
dhe specifikimet;
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
Aftësi shumë të mira të të punuarit në grup dhe me deadline;
Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e përgjithshëm të
projektit;
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kërkesat e lartpërmendura luten të dergojne CV-në e tyre në
adresën e email: [email protected] me subjekt: “Inxhinier Mekanik (HVAC)”
SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune dhe të gjithë të
intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
“Armaar Group” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues dhe mundesi rritje
profesionale dhe personale.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga
Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
NIVELI
Drejtues/Pergjegjes
PROFILI
Ndertim-industri-prodhim-perpunim
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
ARMAAR GROUP
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
EXPIRED



