MERCHANDISER TIRANË
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
MERCHANDISER TIRANË
Tirana Cash and Carry është një kompani distributor në tregun shqiptar prej 20 vitesh, e specializuar në furnizimin me produkte ushqimore, detergjentë dhe fresko. Ne bashkëpunojmë ngushtë me rrjetin Big Market.
Përshkrimi i punës:
Kërkojmë një Merchandiser energjik dhe të përgjegjshëm për zonën e Tiranës. Kandidati do të jetë përgjegjës për sistemimin dhe prezantimin sa më të mirë të produkteve në pikat e shitjes.
Detyrat kryesore:
* Sistemimi dhe organizimi i produkteve në rafte sipas standardeve të kompanisë
* Monitorimi i stokut dhe raportimi i mungesave
* Sigurimi i dukshmërisë maksimale të produkteve në markete
* Bashkëpunim me stafin e pikave të shitjes
Kërkesat:
* Preferohet eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme
* Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi
* I/e gatshëm për të punuar në terren
* Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë
Çfarë ofrojmë:
* Pagesë konkurruese
* Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues
Nëse jeni të interesuar, ju lutemi të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në [email protected] ose telefononi ne +355 69 40 65 550
Bëhuni pjesë e ekipit tonë!
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Transport-logjistike-sigurim prone
ARSIMI
I mesem
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Tirana Cash and Carry
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Transport-logjistike-sigurim prone
Publikuar më 15/06/2026


