Menaxhere Logjistike
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
MENAXHERE LOGJISTIKE
HR Studio është në kërkim të një Menaxhereje Logjistike.
Nëse ke aftësi të shkëlqyera organizative, eksperiencë në menaxhimin e proceseve logjistike dhe dëshiron të jesh pjesë e një kompanie dinamike, kjo mundësi është për ty!
Detyrat kryesore:
Planifikon, organizon dhe monitoron proceset logjistike të kompanisë.
Koordinon transportin, magazinimin dhe shpërndarjen e produkteve.
Siguron menaxhimin efikas të stokut dhe inventarit.
Bashkëpunon me furnitorët, transportuesit dhe departamentet e tjera për garantimin e rrjedhshmërisë së proceseve.
Monitoron kostot logjistike dhe propozon zgjidhje për optimizimin e tyre.
Përgatit raporte periodike mbi performancën logjistike dhe analizat përkatëse.
Siguron respektimin e procedurave të kompanisë dhe standardeve të cilësisë.
Kualifikimet e kërkuara:
Diplomë universitare në Logjistikë, Administrim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
Njohuri të mira të proceseve të magazinimit, transportit dhe menaxhimit të stokut.
Aftësi të forta organizative, analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
Njohuri të mira të programeve Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe koordinimi të ekipeve.
Ofrohet:
Pagë konkurruese dhe bazuar në eksperiencë.
Ambient profesional dhe mbështetës pune.
Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
Bashkëpunim afatgjatë me një ekip të motivuar.
NIVELI
Menaxhere
PROFILI
Administrim-menaxhim
ARSIMI
9 vjeçar
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
HR Studio
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Administrim-menaxhim
Publikuar më 17/06/2026


