Kuzhinier/e Sezonale
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
KUZHINIER/E SEZONALE
HR Studio po kërkon Kuzhinier / Kuzhiniere Sezonal/e për Vlorë
Në kuadër të sezonit turistik, jemi në kërkim të një Kuzhinieri/eje që do të jetë përgjegjës/e për përgatitjen e burgerave artizanalë, finger food dhe produkteve të ngjashme, duke garantuar cilësi të lartë, prezantim të kujdesshëm dhe respektim të standardeve të kuzhinës.
Vendndodhja: Vlorë
Akomodimi i përfshirë
Detyrat kryesore:
• Përgatit dhe servon burgera, snack-e të ndryshme dhe produkte finger food sipas recetave dhe standardeve të vendosura.
• Siguron cilësinë, shijen dhe paraqitjen e çdo pjate të përgatitur.
• Kontrollon freskinë dhe cilësinë e lëndëve të para përpara përdorimit.
• Organizon stacionin e punës dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij gjatë gjithë turnit.
• Respekton standardet e higjienës, sigurisë ushqimore dhe procedurat e kuzhinës.
• Bashkëpunon me pjesën tjetër të stafit për të garantuar një shërbim efikas dhe një eksperiencë pozitive për klientët.
• Menaxhon me korrektësi kohën e përgatitjes së porosive, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë.
Kualifikimet dhe kërkesat:
• Eksperiencë e mëparshme si kuzhinier/e, preferohet në përgatitjen e burgerave, finger food ose produkteve të ngjashme.
• Njohuri mbi teknikat bazë të gatimit dhe organizimin e kuzhinës.
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
• Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
• Gatishmëri për të punuar gjatë sezonit veror dhe në ambiente dinamike.
Çfarë ofrohet:
✔ Pagë konkurruese
✔ Akomodim i siguruar nga kompania
✔ Ambient pune profesional dhe mbështetës
✔ Mundësi për të fituar eksperiencë në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në Shqipëri
NIVELI
Profesioniste/Teknike
PROFILI
Horeka
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
HR Studio
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Horeka
Publikuar më 10/06/2026


