logo
Tracking pixel for ad 1871973
no image

MOS E HUMB

njoftime pune - Inxhinier Elektrik

Tirane • Tirane • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

NJOFTIME PUNE - INXHINIER ELEKTRIK

SMART HOME ALBANIA
Kerkon te punesoje:
Inxhinier Elektrik (Menaxhim Projektesh Automatizimi) Në kuadër të zgjerimit të Departamentit të Projekteve
Roli përfshin ndjekjen e plotë të projektit, nga analizimi i kërkesave dhe hartimi i zgjidhjes teknike deri te programimi, konfigurimi, testimi dhe dorëzimi i sistemit.

Përgjegjësitë kryesore Analizimi i projekteve dhe kërkesave teknike të klientit;
Hartimi i zgjidhjeve për sistemet Smart Home dhe Building Automation;
Planifikimi dhe koordinimi i fazave të projektit, afateve dhe burimeve;
Përgatitja e dokumentacionit, skemave dhe specifikimeve teknike;
Koordinimi i punimeve me ekipet teknike dhe bashkëpunëtorët e projektit;
Programimi dhe konfigurimi i sistemeve të automatizimit sipas funksioneve të përcaktuara në projekt;
Integrimi i ndriçimit, grilave, HVAC, sigurisë dhe sistemeve të tjera;
Testimi, diagnostikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike;
Prezantimi dhe dorëzimi i sistemit te klienti;
Mbështetja teknike pas përfundimit të projektit.

Kërkesat
Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
Eksperiencë në menaxhimin ose realizimin e projekteve teknike;
Njohuri në programim dhe konfigurim të sistemeve të automatizimit;
Aftësi për të lexuar dhe përgatitur skema elektrike dhe dokumentacion teknik;
Njohja e sistemeve KNX, BMS, Smart Home ose protokolleve të ngjashme përbën avantazh;
Njohuri të AutoCAD-it dhe programeve teknike;
Njohuri të gjuhës angleze;
Aftësi organizative, analitike dhe komunikuese;
Patentë kategoria B.

Çfarë ofrojmë:
Përfshirje në projekte të avancuara automatizimi;
Zhvillim profesional përmes trajnimeve teknike dhe certifikimeve;
Rritje profesionale;
Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues;
Pagë sipas eksperiencës + bonuse dhe përfitime të tjera.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në: [email protected] me subjektin “Inxhinier Elektrik - Menaxhim Projektesh Automatizimi".

NIVELI

Drejtues/Pergjegjes

PROFILI

Ndertim-industri-prodhim-perpunim

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

SMART HOME ALBANIA

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Ndertim-industri-prodhim-perpunim

Publikuar më 13/10/2026

Kontakto njoftuesin