Njoftime pune - Shofer Shperndarje - Evita Sh.p.k
Tirane • Tirane • Albania
1019
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - SHOFER SHPERNDARJE - EVITA SH.P.K
Distributori farmaceutik Evita Sh.p.k, në kuadër të zgjerimit të strukturës së saj kërkon të punësojë:
Shofer Shpërndarje
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
• Në bazë të nevojave të ditës, kryen lëvizjen e materialit (pajisje ose produkte) në drejtim të klientëve apo destinacionit të kërkuar brenda dhe jashtë Tiranës;
• Kujdeset që materiali i ngarkuar në automjetin e tij të jetë i rregullt dhe i padëmtuar;
• Ngarkon produktet në mjet duke u siguruar që nuk do te dëmtohen gjatë transportit;
• Sigurohet që produkti të dorëzohet rregullisht tek klienti;
• Drejton mjetin brenda rregullave të qarkullimit rrugor duke u siguruar që nuk shkakton dëmtime të pronës ose jetës së të tretëve;
• Kujdeset për mirëmbajtjen e automjetit. Në rastin më të parë që vëren një defekt njofton personin përgjegjës;
• Mban pastër automjetin;
Kriteret e nevojshme:
• Eksperiencë e mëparshme pune si Shofer (e preferueshme në kompani farmaceutike);
• Aftësi për të punuar në grup;
• Aftësi shumë të mira komunikimi;
• Leje drejtimi B;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar Cv-në në adresën e emailit:[email protected]
Afati i aplikimit: 07/10/2025
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Burimet Njerëzore të Evita sh.p.k për të zhvilluar intervistë.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Transport-logjistike-sigurim prone
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Evita Shpk
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
EXPIRED



