logo
Tracking pixel for ad 1859375
no image

Inventarizues (M)

Tirane • Tirane • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

INVENTARIZUES (M)

Përshkrimi

Kompania jonë po kërkon të punësojë një Inventarizues (M), për të mbikëqyrur dhe menaxhuar proceset e inventarizimit. Ky rol është i rëndësishëm për të siguruar saktësinë e të dhënave të inventarit dhe përmirësimin e efikasitetit operativ.

Detyrat

* Kryen inventarizime periodike dhe të paplanifikuara sipas nevojave të kompanisë.
* Verifikon gjendjen fizike të mallrave dhe e krahason me të dhënat në sistem.
* Identifikon, analizon dhe raporton diferencat e inventarit.
* Kontrollon saktësinë e dokumentacionit të hyrje-daljeve të mallrave.
* Bashkëpunon me departamentin e Financës, Magazinës dhe Logjistikës për evidentimin dhe sqarimin e diferencave.
* Përgatit raporte periodike mbi rezultatet e inventarit.
* Ndjek procesin e sistemimit të diferencave të evidentuara.
* Kontrollon lëvizjet e stokut dhe evidenton problematikat që mund të ndikojnë në saktësinë e inventarit.
* Siguron respektimin e procedurave të brendshme që lidhen me administrimin dhe kontrollin e stokut.
* Kryen detyra të tjera të lidhura me pozicionin sipas kërkesave të eprorit.

Kualifikimet

* Arsim i lartë në Financë, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
* Njohuri të mira të proceseve financiare dhe të menaxhimit të inventarit.
* Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Excel.
* Njohja e programeve financiare/ERP përbën avantazh.
* Aftësi të mira analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
* Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar.
* Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
* Eksperienca e mëparshme në inventar, financë ose magazinë përbën avantazh.

Shënime

Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me subjektin: Inventarizues. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887 vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë për 'Mbrojtjen e të Dhënave Personale'
Ose kontaktoni në +355 69 40 65 550

PROFILI

Finance

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Finance

Publikuar më 02/10/2026

Kontakto njoftuesin