logo
Tracking pixel for ad 1356647
no image

Njoftime pune- Specialist/e Finance- Roal Food

Tirane • Tirane • Albania

1019

PËRSHKRIMI

NJOFTIME PUNE- SPECIALIST/E FINANCE- ROAL FOOD

ROAL FOOD është një Kompani me eksperiencë mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.Jemi prezent në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon me një gamë të gjerë produktesh.ROAL FOOD ka eksluzivitetin e brandeve më cilesore për ti sjelle në tryezat e cdo familje.
Qëllimi i punës tonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së inovacioneve.
Aktualisht jemi ne kerkim te stafit te ri me energji dhe ide te reja per zhvillim.Roal Food kerkon te punesoje Specialist/e Finance.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Të përgatisë raportet financiare përmes programit financiar (NAVISION ose sistem tjetër të brendshëm).
Të rakordojë praktikat e faturave me shpërndarësit e porosive për të siguruar saktësi në dokumentacion dhe pagesa.
Të procesoje dhe kontrollojë faturat hyrëse dhe dalëse, duke verifikuar përputhshmërinë me porositë dhe dokumentacionin mbështetës.
Të përgatisë faturat e kthimit të porosive në programin financiar, duke ndjekur procedurat përkatëse të rikthimit të mallrave.
Kualifikimet:
Të ketë njohuri bazë në përdorimin e programit financiar NAVISION.
Të zotërojë njohuri bazë mbi procedurat e shitjeve dhe proceset përkatëse.
Të ketë aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office, me fokus të veçantë në Excel.
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, me aftësi për të kuptuar dhe komunikuar në mënyrë profesionale.
Kushtet:
Paga: Sipas pervojës së kandidatit
Full Time
Experienca e mëparshme në aktivitete distribucion përbën avantazh.
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemi dërgoni CV-në në adresën e email-it: [email protected]
ose kontaktoni: 0686021526.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Ju mirepresim!!

NIVELI

Specialiste te larte

PROFILI

Finance

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

ROAL FOOD

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

EXPIRED