logo
Tracking pixel for ad 1869569
no image

NJOFTIM PREMIUM

njoftime pune - Specialiste Finance

Tirane • Tirane • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

NJOFTIME PUNE - SPECIALISTE FINANCE

SMART HOME ALBANIA
Kerkon te punesoje:
Specialiste Finance Roli kërkon një profil që ka punuar më parë me faturim, TVSH, kosto, rakordime, arkë dhe dokumentacion financiar, dhe që kupton lidhjen ndërmjet shitjes, faturimit, pagesës dhe regjistrimit financiar. Pozicioni kombinon përgjegjësi financiare me administrimin e arkës dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me klientët. Përgjegjësitë kryesore - Menaxhimi dhe kontrolli i veprimeve financiare të përditshme. - Administrimi i arkës dhe garantimi i saktësisë së arkëtimeve dhe pagesave. - Lëshimi, kontrolli dhe administrimi i faturave të shitjes. - Kontrolli dhe ndjekja e faturave të blerjes dhe dokumentacionit financiar përkatës. - Rakordimi periodik i arkës, bankës, faturave dhe pagesave të klientëve. - Ndjekja e llogarive të arkëtueshme dhe detyrimeve sipas procedurave të kompanisë. - Përllogarit dhe kontrollon kostot e mallrave të importuara; - Kontrollon dokumentacionin financiar të importit, transportit dhe doganës; - Ndjekja e kostove të produkteve dhe dokumentacionit përkatës. - Identifikimi dhe raportimi i diferencave apo pasaktësive në faturim, pagesa ose dokumentacion. - Bashkëpunimi me departamentet e shitjeve, magazinës, blerjeve dhe projekteve për rakordimin e proceseve. - Mbështetja e menaxhimit me të dhëna dhe raporte financiare sipas nevojës. Kualifikimet dhe eksperienca - Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme. - Minimumi 2 vite eksperiencë relevante në financë, kontabilitet operacional ose role të ngjashme. - Eksperiencë praktike në faturim, TVSH, kosto, rakordime dhe menaxhim arke. - Kuptim i mirë i proceseve financiare dhe dokumentacionit fiskal. - Eksperiencë praktike me programin financiar Financa 5. - Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Excel. - Saktësi e lartë dhe vëmendje ndaj detajeve. - Integritet dhe përgjegjshmëri në administrimin e informacionit dhe vlerave monetare. - Aftësi të mira organizative dhe për të menaxhuar disa procese paralelisht. - Komunikim profesional dhe orientim ndaj klientit. Çfarë ofrojmë: - Pagë në përputhje me eksperiencën; - Ambient profesional dhe mbështetës pune; - Mundësi zhvillimi dhe rritje profesionale. Per te aplikuar, dergoni CV-ne ne [email protected]

NIVELI

Specialiste te larte

PROFILI

Finance

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

SMART HOME ALBANIA

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Finance

Publikuar më 08/10/2026

Kontakto njoftuesin