Juriste - Profesionisti
Tirane • Tirane • Albania
1019
PËRSHKRIMI
JURISTE - PROFESIONISTI
Pozicion Vakant: Juriste (F)
Lokacioni: Autostrada Tiranë–Durrës
Orari: Full Time| 08:30-17:00
Përshkrimi i punës:
Agjensia Rekrutimit Profesionisti fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin: Juriste (F) për një klient të saj.
Juristja është përgjegjëse për ofrimin e asistencës ligjore brenda kompanisë, duke siguruar që veprimet, kontratat dhe politikat e brendshme të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Çfarë do të bëni?
Hartoni, rishikoni dhe ndiqni zbatimin e kontratave, marrëveshjeve dhe dokumenteve ligjore.
Siguroni që veprimet e kompanisë të jenë në përputhje me ligjet dhe rregulloret.
Përfaqësoni kompaninë në procedura administrative dhe ligjore, kur është e nevojshme.
Jepni këshilla ligjore për çështje të ndryshme që lidhen me aktivitetin e biznesit.
Ndiqni ndryshimet në legjislacion dhe përditësoni politikat e kompanisë.
Bashkëpunoni me notere të jashtëm për çështje të specializuara.
Kërkesat për kandidatin ideal:
Te ketë eksperiencë pune juridike (Preferohet experience ne zyra noterie)
Diplomë në Fakultetin Juridik.
Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office etj;
Çfarë ofrojmë:
Një mundësi unike për të përfaqësuar një markë lider në fushen e mobilimit dhe arredimit
Të punoni në një ambjent modern dhe inovativ, me mbështetje të plotë nga
Ambient dinamik, trajnime të vazhdueshme dhe rrugë të hapur për zhvillim profesional
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682081362.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Burime njerezore-asistence ligjore
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Profesionisti
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
EXPIRED



