logo
Tracking pixel for ad 1366938
no image

MOS E HUMB

Magazinier - Coca-Cola

Tirane • Tirane • Albania

1019

PËRSHKRIMI

MAGAZINIER - COCA-COLA

Qëllimi i punës:
Përgjegjësia e këtij pozicioni është të organizojë dhe monitorojë aktivitetet në magazinë duke përfshirë marrjen e lëndëve të para, mbajtjen e inventarit dhe të dhënave lidhur me të, përgatitjen e statistikave mujore të magazinës si dhe mbajtjen e inventarin periodik.
Roli dhe përgjegjësitë:

• Kryen marrjen, magazinimin dhe operacionet e shpërndarjes duke regjistruar, bashkërenduar dhe zbatuar programet dhe procedurat operative të personelit.
• Pranon dërgesat e materialeve të para në magazinë sipas klasifikimit të tyre.
• Koordinon aktivitetet ndërmjet laboratorit, zyrës së blerjes dhe prodhimit.
• Mban përgjegjësi për kryerjen e rotacionit të materialive të para.
• Menaxhon logjistikën dhe administron inventarin e lëndëve të para.
• Kryen inventarit fizik, në përputhje me procedurat e nxjerra nga Departamenti i Administratës dhe Financave.
• Diskuton me mbikëqyrësit e tjerë për koordinimin e aktiviteteve ndërmjet departamenteve.
• Verifikon zbatimin e drejtë të specifikimeve DC për magazinën e lëndëve të para.

Aftësitë dhe kualifikimet:

• Të ketë mbaruar arsimin e lartë, përbën avantazh Dega Informatikë Ekonomike.
• Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në nje rol të ngjashëm, në logjistikë, magazinim, inventarizim, menaxhim/supervizim.
• Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim të kohës.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
• Të ketë aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
• Të ketë njohuri të gjuhës Italiane dhe/ose Angleze.
• Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
• Te ketë njohje me sistemet e menaxhimit të inventarit.
• Të jetë në gjendje të punojë me turne si dhe fundjavës kur është e nevojshme.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: [email protected] brenda datës 25 Korrik 2025.

NIVELI

Menaxhere

PROFILI

Administrim-menaxhim

KRITERET

Diplome Universitare

ARSIMI

I larte

PËRVOJA

3 vite

PROCEDURAT DHE AFATET E APLIKIMIT

25 korrik

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

Coca-Cola

PERSHKRIMI I KOMPANISE

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

EXPIRED