Administrator Mirëmbajtje për Objekt Banimi “Green Valley” - Orion Construction
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
ADMINISTRATOR MIRËMBAJTJE PËR OBJEKT BANIMI “GREEN VALLEY” - ORION CONSTRUCTION
Detyrat
• Të zbatojë vendimet e Asamblese së banorëve dhe të kujdeset për respektimin e Rregullores
• Të monitorojë rregullisht zbatimin e detyrave të mirëmbajtjes nga ana e stafit si: pastrimi i ambienteve të përbashkëta, mirëmbajtja e gjelbërimit, funksionimi i rregullt i ashensorëve dhe kontrolli periodik i tyre, sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit etj.
• Mbajtjen e buxhetit për mirëmbajtje dhe riparime, në zëra të veçantë, në emër të asamblesë
• Të jetë fleksibël ne orar ne lidhje me zbatimin e detyrave të përditshme te mirëmbjatjes
• Të jetë i gatshëm për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të mirëmbajtjes në çfarëdo momenti që ato paraqiten
• Të disiplinojë përdorimin e sendeve të përbashkëta dhe cilësinë e shërbimeve në interes të përbashkët
• Kontrollin e zbatimit të rregullave të bashkëjetesës nga ana e të gjithë banorëve
• Raportimin mbi ecurinë e procesit të mirëmbajtjes në mbledhjen vjetore të asamblesë
Kualifikimet
• Të ketë eksperience pune mbi 3 vjet ne Administrim Objekte Banimi.
• Të jetë i komunikueshëm.
• Të jetë fleksibël.
• Të jetë i aftë të zgjidhi problematikat e ndryshme me efikasitet.
NIVELI
Drejtues/Pergjegjes
PROFILI
Administrim-menaxhim
PROCEDURAT DHE AFATET E APLIKIMIT
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adrese: [email protected] Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Afati i dorëzimit: 15.11.2026.
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Orion Construction
PERSHKRIMI I KOMPANISE
Orion Construction operon në sektorin e ndërtimit mbi 25 vitesh dhe i ofron tregut shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor duke realizuar rezidenca banimi dhe qendra biznesi sipas modeleve dhe standardeve europiane. Sot, mbi 25 vitesh eksperiencë, Orion Construction njihet në treg si Lider në Cilësinë e Ndërtimit dhe prova më e mirë për të konfirmuar këtë, janë të projektet tona në proces dhe ato të përfunduara. Orion Construction kërkon të zgjeroj stafin e tij në pozicionin vakant: Administrator Mirëmbajtje për Objekt Banimi për një Projekt të Ri.
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.


