OFERTA PUNE - SPECIALISTE E PASTRIMIT KIMIK-LAVANDERI/PASTRIMI EKOLOGJIK
Tirane • Tirane • Albania
1019
PËRSHKRIMI
OFERTA PUNE - SPECIALISTE E PASTRIMIT KIMIK-LAVANDERI/PASTRIMI EKOLOGJIK
Pozicioni i punës Specialiste e Pastrimit Kimik (Lavanderi/Pastrim Ekologjik)
Lavanderia më e mirë në Tiranë e pastrimit të veshjeve dhe aksesorëve të ndryshëm përmes përdorimit të teknologjisë ekologjike “Silky Wet Cleaning” kërkon të punësojë një specialiste me kohë të plotë në fushën e pastrimit kimik.
Detyrat dhe përgjegjësit
- Përdorimi i makinerive dhe pajisjet e pastrimit kimik (ekologjik) për të pastruar dhe përfunduar veshjet.
- Inspektimi për çdo defekt ose dëmtim para dhe pas pastrimit;
- Trajtimi i njollave dhe hekurosja e veshjeve;
- Mirëmbajtja dhe përkujdesja për mjedisin e punës;
- Organizimi dhe paketimi i veshjeve për dorëzim;
- Ndjekja e udhëzimeve dhe protokolleve të sigurisë për trajtimin dhe përdorimin e solucioneve dhe pajisjeve;
- Marrja e porosive dhe trajtimi i kërkesave të klientëve në një mënyrë miqësore dhe profesionale;
- Kryerja e detyra të tjera siç caktohen nga menaxheri i dyqanit.
Kualifikimet
- Të ketë njohuri të përgjithshme mbi veshjet, mirëmbajtjen dhe përkujdesin e tyre;
- Të ketë minimumi diplomë të shkollës së mesme ose ekuivalente;
- Të ketë përvojë pune të mëparshme në fushën e pastrimit kimik;
- Aftësi për të patur vemendje të lartë për detajet;
- Aftësi të mira komunikimi, ruajtja e etikes profesionale dhe përgjegjësi në punë;
- Të jetë e aftë për të punuar në grup;
- Të ketë njohuri bazike të kompjuterit;
Specialistja do të trajnohet dhe udhëzohet për detyrat dhe përgjegjësitë e saj nga ekipi ynë i specializuar.
Paga
Paga për këtë pozicion është mjaft kompetitive për tregun dhe do të bazohet mbi kualifikimin dhe angazhimin e punonjësit në punë.
Aplikimi
Për të aplikuar për këtë pozicionin pune apo nëse keni pyetje të tjera na kontaktoni në numrin tonë të telefonit: 069 400 84 84
Adresa Dyqani “Silky Wet Cleaning”, rruga “Kajo Karafili”, pas godinës së Vetingut në rrugën e Kavajes, kthesa e karburantit.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Horeka
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
LAVANDERI
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
EXPIRED



