VILE LUKSOZE PER SHITJE, WHITE HOUSE RESIDENCE
Teg • White Houses • Tirane • Albania
€ 950.000
286 m2
Sipërfaqja
3
Banjo
4
Ambjente
Përshkrimi
VILE LUKSOZE PER SHITJE, WHITE HOUSE RESIDENCE
Vilë Luksoze në Shitje me pishinë Rezidenca White House, pranë TEG
Në një nga zonat më të kërkuara për banim, ofrohet për shitje një vilë moderne në kompleksin rezidencial White House, i njohur për standarde të larta ndërtimi, mirëadministrim dhe infrastrukturë të zhvilluar.
Sipërfaqe trualli: 286.3 m²
Sipërfaqe ndërtimi: 238.61 m²
Sipërfaqe verande: 15.87 m²
Sipërfaqe oborri: 80 m²
Struktura e vilës është e organizuar në 4 kate funksionale:
Kati -1 (nën nivelin e tokës): Përfshin 2 vende parkimi dhe hapësira ndihmëse të përshtatshme për lavanderi, kantinë vere, depo apo dhomë shërbimi.
Kati përdhe: Ambient i bollshëm ndenjeje me ndriçim natyral, kuzhinë moderne të pajisur plotësisht, oxhak dekorativ dhe tualet dite.
Kati i parë: 3 dhoma gjumi të mirëorganizuara, ballkon dhe një tualet i përbashkët.
Kati i dytë (nënçati): Suitë master me dhomë gjumi, garderobë, tualet privat dhe verandë me pamje të hapur.
Cilësi ndërtimi dhe përfundime të brendshme:
Dysheme të shtruara me parket cilësor
Dritare të mëdha xhami për ndriçim maksimal natyral
Sistem qendror ngrohje dhe ftohje
Kuzhinë e kompletuar me pajisje bashkëkohore
Oborr i rregulluar me gjelbërim dekorativ dhe pishinë
Kompleksi rezidencial ofron:
Ambiente rekreative dhe kënde lojërash për fëmijë
Siguri dhe mirëadministrim 24 orë me roje dhe sistem kamerash survejimi
Kjo vilë përfaqëson një mundësi ideale banimi për familje që kërkojnë rehati, cilësi dhe një stil jetese të qetë dhe të sigurt.
Për më shumë informacion apo për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.
Të dhënat
SIPERFAQE
286 M2
DHOME GJUMI
4
BANJO
3
MOBILIMI
E mobiluar
VITI I NDERTIMIT
2016-2020
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne kompleks rezidencial - Ne kompleks vilash
Sistem kondicionimi: Qendror
Vetrata te jashtme: Dopio Xham - Metal
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Vilë
Publikuar më 21/10/2026


