logo
Tracking pixel for ad 1782832
no image

Shitet, Apartament 3+1+2+D+Verande, Rezidenca Kodra e Diellit II, 330.000 Euro

Kodra E Diellit • Rezidenca Kodra E Diellit Ii • Tirane • Albania

€ 330.000

219 m2

Sipërfaqja

2

Banjo

3

Ambjente

Përshkrimi

SHITET, APARTAMENT 3+1+2+D+VERANDE, REZIDENCA KODRA E DIELLIT II, 330.000 EURO

Karakteristikat e Prones:

– Apartament 3+1+2

– Rezidenca Kodra e Diellit II

– Kati 1

– Siperfaqja bruto 219 m²

– Siperfaqje apartamenti 130 m²

– Siperfaqje Verande 89 m²

– Cmimi 330.000 Euro

Shitet Apartament luksoz në një nga rezidencat më elitare dhe të preferuara për banim, tek Kodra e Diellit 2. Prona ka një sipërfaqe totale prej 130m² apartament + 89m² verandë private, nga të cilat 15m² janë të dedikuara për vazo dekorative të mbjella, duke krijuar një ambient relaksues dhe unik.

Apartamenti organizohet në një sallon të bollshëm ndenjeje së bashku me ambientin e ngrënies dhe kuzhinën funksionale të kompletuar në detaj, 3 dhoma gjumi komode, ku dhoma matrimoniale disponon tualet personal. Gjithashtu prona ka një tjetër tualet në ambientin e ditës dhe depo në fund të koridorit për më shumë funksionalitet.

Të dy tualetet janë të investuara me standard të lartë, totalisht të kompletuara me pajisje cilësore, arredim modern dhe punime shumë elegante, duke ofruar komoditet maksimal dhe estetikë bashkëkohore.

Apartamenti është totalisht i mobiluar me investime cilësore mbi 50,000€, me stil modern dhe detaje luksoze në çdo ambient. Veranda e madhe është një nga pikat më të forta të pronës, ideale për relaks, darka me miq apo kënd të gjelbëruar privat.

Prona është e pabanuar më parë, disponon certifikatë pronësie dhe ofrohet edhe me mundësi kredie. Një mundësi ideale për familje që kërkojnë komoditet, hapësirë dhe jetesë premium.

Të dhënat

SIPERFAQE

219 M2

KATI

1

ASHENSOR

Po

DHOME GJUMI

3

DHOME NDENJE

1

KUZHINE

1

BANJO

2

MOBILIMI

Pjeserisht e mobiluar

Karakteristikat

Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne periferi - Ne kompleks rezidencial

Detaje te tjera: Ballkon

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Apartament

Publikuar më 03/06/2026

Kontakto njoftuesin