Shitet, Apartament 2+1+BLK, Paskuqan – “Albulena” Residence, 15.000.000 Leke
Paskuqan • Rruga Lidhja E Prizrenit • Tirane • Albania
ALL 15.000.000
99 m2
Sipërfaqja
1
Banjo
2
Ambjente
Përshkrimi
SHITET, APARTAMENT 2+1+BLK, PASKUQAN – “ALBULENA” RESIDENCE, 15.000.000 LEKE
Karakteristikat e Prones:
– Apartament 2+1
– Paskuqan
– Rruga Lidhja e Prizrenit
– Pallat i Ri
– Kati 6 ( i fundit)
– Siperfaqja Totale 99.52m²
– Siperfaqja Neto 87.4m²
– Siperfaqja Te Perbashketa 12.12m²
– Cmimi 15.000.000 Leke
Shitet Apartament 2+1+BLK, me siperfaqe totale 99.52m², i cili ndodhet ne katin e 6 (i fundit) te nje pallati i ri ne Paskuqan, tek ”Albulena” Residence, vetem 2 minuta larg nga Rrethi i Paskuqanit dhe Unaza e Madhe dhe 5 minuta larg nga Bulevardi i Ri. Apartamenti eshte i perfunduar dhe gati per banim. Organizohet nga korridori i cili bene shperndarjen e hapsirave ne menyre sa me funksionale. Ambjenti i gatimi eshte i lidhur me pjesen e sallonit dhe gjithashtu ka dalje ne ballkon. Hapsira e sallonit eshte e bollshme dhe fale kubatures se rregullt te ofron menyra te ndryshme mobilimi. Dhoma matrimoniale gjithashtu ka hapsire te konsiderueshme dhe organizim shume te mire. Dhoma e dyte e gjumit pervec hapsires ka dhe dalje ne ballkon. Tualeti i dites eshte i vendosur prane hyrjes ne nje pozicion shume te favorshem per te gjitha ambientet e tjera te apartamentit. Nga planietria fillestare eshte bere nje ndryshim shume funksional duke krijuar nje hapsire per lavanderi dhe magazinim per te gjitha sendet e tjera.
Orientimi i apartamentit eshte nje nga me preferencialet: Jug-Perendim. Pra ka ndricim natyral dhe e kap dielli gjate gjithe kohes duke ofurar nje apartament me sa me shume ndricim.
Ne apartament jane bere investime extra pertej punimeve te firmes. Jene ndryshuar totalisht punimet elektrike dhe hidraulike duke u bere me materiale teper cilesore. Jane bere tavane te varuar, me ndricim te fshehur, spote, led etj. Eshte vendosur parket cilesor dhe jane ndryshuar gjithashtu dhe hidrosanitaret e tualetit (pervec lavamanit). I gjithe apartamenti ka sistem filtrimi uji.
Apartamenti disponon dhe 2 poste parkimi me cmim extra. Shiten bashke me apartamentin por dhe te ndara sipas kerkeses se klientit. Cmimi ndryshon ne baze te blerjes.
Aktualisht prona eshte ne proces hipotekimi. Jane paguar tarifat e sahateve te ujit dhe dritave , gjithashtu eshte paguar dhe mirembajtja deri ne fund te vitit.
Bonus: Ne rast se blini apartamentin perfitoni projektin e mobilimit nga arkitekti pa pagese, i cili eshte i menduar ne detaje per te shfrytezuar cdo hapsire te mundshme dhe qe cdo gje te kete vendin e vete.
Per me shume informacione ose per nje vizite ne prone kontaktoni ne numrin e agjencise imobiliare!
Të dhënat
SIPERFAQE
99 M2
KATI
6
ASHENSOR
Po
DHOME GJUMI
2
DHOME NDENJE
1
KUZHINE
1
BANJO
1
MOBILIMI
E mobiluar
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne periferi - Ne kompleks rezidencial
Detaje te tjera: Ballkon
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 25/07/2026


