Okazion-Apartament 3+1+2 per Shitje tek Rezidenca Colonnade
Zogu I Zi • Rruga Dritan Hoxha • Tirane • Albania
€ 224.400
132 m2
Sipërfaqja
2
Banjo
3
Ambjente
Përshkrimi
OKAZION-APARTAMENT 3+1+2 PER SHITJE TEK REZIDENCA COLONNADE
Ofrohet për shitje një apartament i pozicionuar në katin e 1 të një ndërtese në ndërtim me ashensor, në një nga rezidencat më të reja në zonën e Rrugës Dritan Hoxha.
Apartamenti ofron një planimetri të rregullt, ndriçim natyral të bollshëm dhe është ideal për një jetesë komode në një zonë urbane në zhvillim të vazhdueshëm.
Organizimi i brendshëm:
-Ambient ndenjeje dhe gatimi
-3 dhoma gjumi
-2 tualete
-Ballkon
Sipërfaqja apartramentit: 132.4 m²
Mundesi ndarje ne dy apartamente
Ky apartament përfaqëson një mundësi shumë të mirë për banim familjar apo investim, falë pozicionit të tij në një kompleks modern dhe të organizuar. Ndërtesa ndodhet vetëm 10 minuta larg qendrës së Tiranës dhe është pjesë e një zhvillimi urban me ndërtesa bashkëkohore nga 7 deri në 12 kate.
Katet e para të godinës do të ofrojnë ambiente tregtare si dyqane, zyra, bare dhe banka, duke e bërë jetesën më funksionale dhe të lidhur me komunitetin. Gjithashtu, hapësirat e përbashkëta janë projektuar me sipërfaqe të gjelbëruara, të cilat krijojnë një atmosferë të qetë dhe relaksuese për banorët.
Rruga Dritan Hoxha po shndërrohet në një ndër zonat më dinamike të Tiranës, falë zhvillimeve të reja ndërtimore dhe pozicionit strategjik pranë qendrës së qytetit, duke e bërë zonën gjithnjë e më të kërkuar për banim dhe investim.
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!
Të dhënat
SIPERFAQE
132 M2
GJENDJA
Ne ndertim
KATI
1
DHOME GJUMI
3
DHOME NDENJE
1
KUZHINE
1
BANJO
2
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne kompleks rezidencial
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 04/12/2025



