EKSKLUZIVE! JEPEN ME QIRA 2 KATE TE MJE VILE.
Farke • Farke • Tirane • Albania
€ 1.500
240 m2
Sipërfaqja
2
Banjo
2
Ambjente
Përshkrimi
EKSKLUZIVE! JEPEN ME QIRA 2 KATE TE MJE VILE.
**AMBIENT BIZNESI DHE APARTAMENTE ME QIRA – VILË 3-KATËSHE**
Ofrohet me qira një vilë multifunksionale, e ndërtuar në vitin 2015 dhe e rikonstruktuar plotësisht në tetor 2026, me standarde të larta, izolim termik dhe akustik, dritare alumini me xham të trefishtë dhe instalime të reja elektrike e hidraulike.
**Kati 0 – Ambient tregtar 120 m²**
Ambient i hapur, i përshtatshëm për market, kopsht, qendër after-school apo aktivitete të tjera biznesi. Disponon hyrje të dedikuar, hapësirë të integruar për dyqan dhe oborr. Pjesa përpara do të shtrohet me beton për të mundësuar parkimin e 4–5 automjeteve.
**Kati 1 – Apartament 2+1, 120 m²**
Apartament i mobiluar dhe i pajisur plotësisht, me sallon, kuzhinë, dy dhoma gjumi, tualet, verandë të mbyllur për përdorim gjatë gjithë vitit dhe ambient lavanderie. Disponon hyrje private.
**Kati 2 – Apartament 2+1, 120 m²**
Apartament i mobiluar dhe i pajisur plotësisht, me të njëjtën organizim si kati i parë dhe hyrje private.
**Ambient tregtar shtesë – rreth 50 m²**
I pozicionuar në këndin e dy rrugëve, me dukshmëri të lartë dhe i përshtatshëm për dyqan, zyrë, agjenci apo aktivitete të tjera tregtare.
**Mundësi fleksibël qiraje:** Prona mund të merret me qira e plotë pra te treja katet por me cmim tjeter nga cmimi i listimit.
Një mundësi ideale për biznese që kërkojnë hapësirë, akses të lehtë, parkim dhe mundësi kombinimi të aktivitetit tregtar me ambiente banimi.
Për më shumë informacion dhe për një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!
Të dhënat
SIPERFAQE
240 M2
KATI
Kati perdhe
DHOME GJUMI
2
DHOME NDENJE
1
KUZHINE
1
BANJO
2
MOBILIMI
E mobiluar
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne periferi
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 29/10/2026


