Apartament - Për Qira - Rruga Mine Peza, Tiranë
Mine Peza • Golden Tower • Tirane • Albania
€ 1.200
74 m2
Sipërfaqja
1
Banjo
1
Ambjente
Përshkrimi
APARTAMENT - PËR QIRA - RRUGA MINE PEZA, TIRANË
Apartament 1+1 me Qira, Golden Tower
Ju prezantojmë një apartament luksoz 1+1 në Golden Tower, një nga godinat më prestigjioze në zemër të qytetit.
Golden Tower, i pozicionuar pranë institucioneve kryesore dhe një game të gjerë shërbimesh, përfaqëson një koncept modern jetese që ndërthur në mënyrë harmonike stilin bashkëkohor me identitetin historik të qytetit.
Apartamenti ndodhet në katin e 13-të, duke ofruar një pamje panoramike mbresëlënëse mbi qytetin.
Cmimi Neto
Projektimi dhe mobilimi janë realizuar me vëmendje të veçantë ndaj detajeve, duke mos ofruar vetëm ndjesinë e një shtëpie, por duke imponuar një stil unik dhe elegant, përmes përdorimit të materialeve dhe përfundimeve nga më cilësoret në treg.
Apartamenti është i mobiluar me mobilje dizajni, duke përfshirë marka prestigjioze si Pierre Cardin pjese e Prestige Home.
Materiale premium si quarzi, druri dhe lëkura janë kombinuar në mënyrë perfekte me teknologji smart, e cila përfshin:
Kontrollin inteligjent të perdeve
Kontrollin e ndriçim
. Kontrollin e paisjeve
Dyshemeja e dizenjuar me dru inxhinierik dhe pllake ku kjo e fundit është e pajisur me sistem ngrohjeje, duke garantuar komoditet maksimal gjatë gjithë vitit.
Organizimi i brendshëm përfshin:
Ambient ndenjeje me kuzhinë
Një dhomë gjumi
Një banjo
Një ballkon funksional që lidh të dy ambientet kryesore
Tarifa mujore dhe interneti te perfshira ne cmim.
Një apartament ideal i pa banuar me pare për ata që kërkojnë luks, komoditet dhe një stil jetese urban elitar.
Të dhënat
SIPERFAQE
74 M2
GJENDJA
E re
KATI
13
ASHENSOR
Po
DHOME GJUMI
1
DHOME NDENJE
1
KUZHINE
1
BANJO
1
MOBILIMI
E mobiluar
VITI I NDERTIMIT
2020+
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Zone qendrore
Detaje te tjera: Ballkon
Sistem kondicionimi: I ngrohte - i ftohte
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 03/06/2026
Kontakto njoftuesin


