logo
Tracking pixel for ad 1883323
no image

Specialist Finance Magazine

Durres • Durres • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

SPECIALIST FINANCE MAGAZINE

HR Studio, për llogari të një kompanie partnere, është në kërkim të një Specialisti Finance Magazine, i cili do të jetë përgjegjës për administrimin dhe kontrollin financiar të lëvizjeve të magazinës, regjistrimin e dokumentacionit dhe rakordimin e gjendjeve fizike me sistemin financiar.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Regjistrimi dhe kontrolli i hyrje-daljeve të mallrave në sistem.
Përgatitja dhe administrimi i faturave, fletëhyrjeve dhe fletëdaljeve.
Rakordimi periodik i gjendjes fizike të magazinës me të dhënat në sistem.
Kontrolli i dokumentacionit financiar që shoqëron lëvizjet e mallrave.
Ndjekja dhe evidentimi i diferencave në inventar.
Pjesëmarrja në proceset e inventarizimit periodik.
Përgatitja e raporteve mbi gjendjen e stokut dhe lëvizjet e magazinës.
Bashkëpunimi me departamentin e financës, shitjeve dhe logjistikës.
Sigurimi i saktësisë së të dhënave dhe dokumentacionit financiar.
Kualifikimet dhe kërkesat:

Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme në financë magazine, kontabilitet ose administrim stoku.
Njohuri të mira të programeve financiare dhe sistemeve të menaxhimit të magazinës.
Njohuri të mira të Microsoft Excel.
Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
Korrektësi, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në ekip.
Aftësi të mira organizative dhe përmbushje të detyrave brenda afateve.

NIVELI

Specialiste te larte

PROFILI

Finance

ARSIMI

I larte

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

HR Studio

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Finance

Publikuar më 05/11/2026